Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Studentët e komunitetit shqiptar të diasporës në Bullgari me mundësi për bursa studimi në Shqipëri

Снимка: BGNES

Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari informon se me vendim të Qeverisë shqiptare jepen 2 bursa studimi për 2 studentë bullgarë, shtetas bullgarë, me origjinë shqiptare për vitin akademik 2020-2021. Bursa e studimit përfshin mbulim financiar për tarifën e studimeve, mësimin e gjuhës shqipe gjatë vitit të parë të studimeve si dhe shpenzimet e akomodimit dhe ushqimit për kohëzgjatjen e vitit akademik.

Kriteret për përfitimin e bursës nga ana e kandidatit janë:
1. të ketë mbaruar arsimin e mesëm me një mesatare të përgjithshme mbi 8 (tetë) ose të barasvlefshme me të; 2. të mos jetë i diplomuar në ciklin e plotë të studimeve universitare dhe të ketë vërtetim nga universiteti në lidhje me këtë fakt; 3. të jetë student nga komuniteti shqiptar i diasporës dhe që jeton në Bullgari;
4. të jetë student në një nga fushat prioritare të studimit, të përcaktuara në marrëveshje; 5. të jetë pranuar nga një institucion i akredituar i arsimit të lartë në Shqipëri; 6. të ketë një plan pune dhe aktivitetesh kërkimore apo akademike për periudhën e studimeve në Shqipëri.

Për përfitimin e bursës, studenti duhet të studiojë në një nga degët e mëposhtme të studimit:
a) Shkenca shoqërore: 1. Psikologji; 2. Ekonomi dhe biznes; 3. Edukim; 4. Sociologji; 5. Ligj/Drejtësi; 6. Shkenca politike; 7. Gjeografi; 8. Media dhe komunikim; 9. Shkenca të tjera sociale.
b) Shkenca humane dhe arte: 1. Histori; 2. Arkeologji; 3. Gjuhë; 4. Letërsi; 5. Arte; 6. Shkenca të tjera humane.


Bursa e studimit ka një vlerë prej 600 eurosh në muaj dhe do të financohet nga buxheti  i Agjencisë Kombëtare të Diasporës, e cila do të përballojë edhe pagesat e mësuesve për mësimin e gjuhës shqipe në vitin e parë të studimeve.

Dokumentacioni i kandidatit duhet të jetë i legalizuar në përputhje me legjislacionin shqiptar. Në rastin kur dokumentacioni  është në gjuhë të huaj duhet të paraqitet i përkthyer dhe i njësuar me origjinalin nga një përkthyes i licensuar.

Në lidhje me aplikimin, studentët duhet të paraqesin dokumentacionin pranë Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Sofje.

Kriteret e aplikimit

MARRVËESHJE BASHKËPUNIMI NDËRRMJET AGJENCISË KOMBËTARE TË DIASPORËS DHE AGJENCISË SË SIGURIMIT TË CILËSISË NË ARSIMIN E LARTË


Informacioni është dorëzuar nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Bullgari.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени