Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ilhan Kyçyk: Duhet të përballohen kundërshtimet historike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut

Снимка: arkiv

Eurodeputeti i “Rinovo Evropën” / DPS Ilhan Kyçyk zhvilloi një takim pune me Ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut Bujar Osmani, i cili është për vizitë pune në Bruksel, transmetoi BTA.

Ata shqyrtuan prioritetet e qeverisë së re të Maqedonisë së Veriut dhe marrëdhëniet dypalëshe. Kyçyk, i cili është raportues i përhershëm i Parlamentit Evropian për Maqedoninë e Veriut, deklaroi se është i gatshëm të punojë për një raport konstruktiv për përparimin e saj në rrugëtimin drejt BE-së. “Mirëpo, që të mundemi ne, politikanët, ta kryejmë mirë punën tonë, duhet të përballohen kundërshtimet politike mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut”, deklaroi Kyçyk.

Të dy shprehën shpresë se së shpejti Komisioni i Përzier për Çështjet Historike do t’i përballojë kundërvëniet dypalëshe në trajtimin e çështjeve historike, të cilat që prej dekadash i vështirësojnë marrëdhëniet mes dy vendeve tona. 



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени