Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgaria dhe Shqipëria janë duke përgatitur një Memorandum për bashkëpunim në turizëm

Ambasadorja Donika Hoxha dhe Ministrja Marijana Nikollova
Снимка: tourism.government.bg

Zëvendëskryeministrja dhe Ministre e Turizmit Marijana Nikollova zhvilloi një takim pune me Ambasadoren e Republikës së Shqipërisë Donika Hoxha.

Shqipëria është ndër tregjet perspektive turistike për vendin tonë. Gjatë vitit 2019 janë konstatuar afro 36 000 vizita të shtetasve shqiptarë në Bullgari. Para pandemisë ky destinacion dallohej si një nga tregjet turistike me rritje më të madhe– gjithsej 18 491 bullgarë kanë udhëtuar deri në Shqipëri gjatë vitit 2019, po vëzhgohet një rritje e konsiderueshme prej 34,5% në krahasim me vitin 2018, tha Nikollova dhe shtoi se në nivel ndërkombëtar kontaktet në fushën e turizmit janë intensive, transmetoi BTA.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна