Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Një shkencëtar i ri bullgar nga Yale mori çmimin “John Atanasoff” për vitin 2020

| обновено на 05.10.20 в 17:49
Dr. Zllatko Minev
Снимка: BGNES

Për të tretën herë me radhë Presidenti Rumen Radev ua dorëzoi çmimin laureatëve të iniciativës presidenciale “Çmimi “John Atanasoff” (shpikës me famë botërore me prejardhje bullgare që është krijuesi i kompjuterit të parë elektronik digjital) për vitin 2020. Çmimi u jepet shkencëtarëve të rinj në pesë kategori për rezultate të arritura dhe kontribut të konsiderueshëm në fushën e shkencave kompjuterike, përfshi këtu kriptologjinë, linguistikën kompjuterike, robotikën, teknologjitë kuantike etj.

Çmimi “John Atanasoff” u dorëzohet që nga viti 2003 e këtej qytetarëve bullgarë në moshën deri në 35 vjeç, pavarësisht nëse e zhvillojnë veprimtarinë e tyre shkencore në Bullgari, ose jashtë shtetit.

Sivjet fituesi është dr. Zllatko Minev, transmetoi BNR. Si aspirant në universitetin Yale Minev ka propozuar dhe ka realizuar një eksperiment, me të cilin ka zgjidhur një kundërshtim mes Niels Bohr, Erwin Schrödinger dhe Albert Einstein. Në saje të punës së tij shkencore kompjuterët e ardhshëm kuantikë do të zgjidhin detyra, të cilat nuk u përgjigjen mundësive të kompjuterëve klasikë, madje milionë vjet pas kësaj, thuhet në motivet për dorëzimin e çmimit.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени