Ekspedita bullgare e vozitjes NEVEREST (You never rest, until you reach your Everest) përfundoi me sukses. Babai dhe biri – Maksim dhe Stefan Ivanovi kaluan me varkë Oqeanin Atlantik për 105 ditë.
Të dy ata u nisën nga Portugalia më 14 qershor dhe më 6 tetor mbërritën me sukses në Barbados të Karibeve. Brenda kësaj periudhe ata kaluan 4444 milje detare.
Ndalesa e tyre e vetme ishte në ishullin Lanzarote të Ishujve Kanare, ku qëndruan 9 ditë për shkak të një problemi me sistemin e navigimit.
Udhëtimi i tyre ka të bëjë me kauzën “Po! Për jetën!” – Fushatën Kombëtare në përkrahjen e dhurimit dhe transplantimit të Ministrisë së Shëndetësisë që startoi më 5 nëntor të vitit 2019. Sipas të dhënave të ministrisë afro 1200 bullgarë kanë nevojë për transplantim dhe jetojnë me shpresën që një ditë të jetojnë normalisht.