“Moody’s ngriti vlerësimin afatgjatë të Bullgarisë në valutë të huaj dhe vendore në Baa1 me perspektivë të qëndrueshme”, njoftoi në faqen e tij në Facebook kryeministri Bojko Borisov. Sipas tij kjo i detyrohet avancimit të vendit në aderimin në Eurozonë dhe reformave të suksesshme.
Në kuadrin e dy muajve kjo është agjencia e dytë ndërkombëtare e cila e vlerëson pozitivisht Bullgarinë, thekson Borisov. “Njohja e radhës ndërkombëtare për politikën tonë fiskale na detyron ta përfundojmë punën tonë dhe të mos lejojmë devijim nga kursi”, bën konkluzionin kryeministri.