Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shkolla e vetme e lartë bullgare jashtë shtetit – Universiteti Shtetëror i Taraklisë ka potencial për zhvillim

Ilijana Jotova dhe Anatol Çebuk
Снимка: m.president.bg

“Shkolla e vetme e lartë bullgare jashtë shtetit – Universiteti Shtetëror i Taraklisë “Grigorij Cambllak” ka më shumë potencial për zhvillim. Qëllimi ynë i përbashkët është që të rinjtë që e përfundojnë atë të marrin arsim të mirë në përputhje me specifikat e rajonit, për të mbetur të jetojnë në Taraklia dhe ta zhvillojnë atë." Këtë e tha Nënpresidentja Ilijana Jotova në një takim me Ambasadorin e Moldavisë në Bullgari Anatol Çebek. Nënpresidentja theksoi domosdoshmërinë për të krijuar mundësi arsimore dhe biznesi për zhvillimin e rajonit moldavian të populluar me bullgarë. Jotova theksoi edhe nevojën e zhvillimit të projekteve të përbashkëta të investimeve me Bullgarinë.

Nënpresidentja shprehu shpresë se në kohë sa më të afërt të finalizohen bisedimet për kthimin e Universitetit të Taraklisë në filial të Universitetit të qytetit Ruse “Angell Kënçev”.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна