Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryebankieri prognozoi hyrjen e Bullgarisë në eurozonë në vitin 2024

Dimitër Radev
Снимка: BGNES

Ka të ngjarë që nga data 1 janar 2024 bullgarët ta përdorin euron në vend, parashikoi shefi i Bankës Popullore Bullgare Dimitër Radev cituar nga Bloomberg TV Bulgaria. Aderimi i vendit në ERM2 do të përshpejtojë procesin e afrimit real të ekonomisë bullgare me atë të eurozonës dhe të të ardhurave me ato të mesme evropiane, tha Radev.

Interesat gjatë vitit 2021 do të mbeten në nivelet e njëjta si ato gjatë vitit2020. Në sfondin e krizës nga pandemia situata në sektorin bankar tani nuk është më e keqe nga ajo përpara krizës. Sektori bankar ka qenë i përgatitur mirë, banka qendrore ka ndërmarrë masa për mbi 4.5 mlrd euro, ndërsa vetë bankat veprojnë në mënyrë të arsyeshme dhe janë duke formuar rezerva, të cilat t’i ndihmojnë në përballimin sfidave edhe gjatë vitit 2021, vuri në dukje bankieri.
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!