Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Këtë javë do të vendoset për shfuqizimin e disa nga masat antikovid

Denica Saçeva
Снимка: BGNES

Autoritetet po diskutojnë një lehtësim gradual të masave antiepidemike. Ne marrim propozime të ndryshme në lidhje me hapjen e objekteve, tha Ministrja e Çështjeve Sociale Denica Saçeva për Nova TV.

“Ka propozime për të filluar me vendpushimet dimërore, sepse për ta sezoni pothuajse ka mbaruar, ndërsa nga mesi i shkurtit të përfshihen restorantet dhe baret në qytetet e mëdha. Për qendrat tregtare, kufizimet do të vazhdojnë për një kohë”, shtoi Saçeva.

“Për fat të keq, kriza do të transformojë disa biznese - jo vetëm biznesin e hoteleve dhe restoranteve. Që nga 14 janari, shkalla e papunësisë është 7.02 për qind. Numri i të papunëve të regjistruar është 230 604 persona”, tha Ministrja e Çështjeve Sociale.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна