Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Instaluan për herë të parë një transmetues satelitor mbi pelikanin kaçurrel

Снимка: bspb.org

Në fund të muajit shkurt një ekip i Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve vendosi për herë të parë me sukses një transmetues satelitor mbi pelikanin kaçurrel në rajonin e liqenit Atanasovsko rreth qytetit Burgas. Transmetuesi peshon 33 gramë dhe është i vendosur në një pjesë nga krahu i shpendit, kështu që të mos krijojë shqetësim gjatë fluturimit dhe notit. Ekipi i Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve gjithashtu e ka shënuar pelikanin me unaza me ngjyra, ku përpara kësaj shpendi është ekzaminuar dhe peshuar.

Ky është pelikani i katërt kaçurrel i kapur për këtë stinë nga ekspertët e Shoqërisë Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve, ku shpendët e mëparshme  kanë qenë të shënuar vetëm me unaza me ngjyra. Kapja dhe shënimi i pelikanëve të rritur bëhet për herë të parë në Bullgari dhe është një përparim i madh në studimin e kësaj specie të rrallë. Përmes të dhënave nga unazat dhe telemetria satelitore, shkencëtarët do të njihen me hollësi me habitatin dhe kërcënimet për këtë lloji pelikani, gjë e cila do të ndihmojë të planifikohen dhe të ndërmerren masa të ardhshme për mbrojtjen e tyre.

Përpiloi: Vesella Krësteva

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени