Në ditën e 36-të të ngecjes së anijes “Vers Su” pranë zonës së mbrojtur “Jajllata”, ajo u tërhoq me sukses nga shkëmbinjtë pranë Kamen Brjag. Aksioni zgjati më shumë se 7 orë me pjesëmarrjen e 3 rimorkiatorëve. Anija drejtohet në portin e Varnës. E gjithë ngarkesa e plehrave azotike u shkarkua paraprakisht për të shmangur kontaminimin e ekosistemit me ure. Anija e shkarkuar u lehtësua, gjë që e lejoi atë të kthehej në det pas mesnate.
Se cili do të jetë fati i anijes është ende i paqartë. Pronari turk pritet të njoftojë në se e braktis “Vera Su”.