Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Çmimi i gazit rritet me pak më shumë se 30%

Снимка: arkiv

Në janar, gazi natyror do të kushtojë 133.41 leva për një megavat orë pa taksa dhe tarifa, vendosi Komisioni Rregullator i Energjisë dhe Ujit. Kështu, çmimi i tij do të rritet me më shumë se 30%. Operatori i gazit Bulgargaz shpalli se edhe me rritjen e re, çmimi mbetet shumë më i ulët se ai në bursat evropiane. Sipas kompanisë, rritja nuk do të shmangej, edhe nëse Bullgaria merr të gjitha sasitë e dakorduara të gazit nga Azerbajxhani, dhe jo vetëm një të tretën, si tani. Bulgargaz shpjegon se gjatë muajve të dimrit, madje e gjithë sasia e rënë dakord e gazit azerbajxhanas nuk mjafton për të përmbushur një të katërtën e konsumit të Bullgarisë. Faktori kryesor i rritjes është rritja e çmimit të gazit natyror në bursat evropiane, nga e cila varet edhe çmimi në vendin tonë. Informacioni është i Juliana Kornazhevës.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени