Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kirill Nikollov – 5 male, 5 maja, një njeri

Снимка: Архив

100 kilometra në 5 trase dhe mbi 7000 metra denivelim vetëm për 22 orë e 39 minuta. Kështu duket në shifra përjetimi, në të cilin u zhyt kohët e fundit orientuesi më i mirë dhe vrapues malor në Bullgari, Kirill Nikollov-Dizeli. Pohon se, qëllimi i tij nuk ka qenë të verë rekord ose të hyjë në librin e Ginesit. Për burrin e ri kjo është diçka më shumë, e pikërisht-mënyrë të sfidojë veten e vet, të provojë që deri ku arrijnë mundësitë njerëzore dhe të popullarizojë sportin, të cilin e do. Ideja të pushtojë 5 majat më të larta në Bullgari me vrapim dhe kjo për 24 orë lind gjatë vitit të kaluar pas pjesëmarrjes së tij të radhës në garën ekstreme XCo Adventure Cup.

Një përkrahje gjen në personin e Dimitër Dimitrovit, organizues i garës ekstreme. Kështu pas Dizelit qëndron një ekip i tërë. “Kur ngjarja afroi dhe pash sesa i madh po bëhet organizimi, e kuptova, se kjo është diçka shumë përgjegjëse dhe nuk mund ti lejoj vetes ti dështoj të gjithë këta njerëz”, pohon Kirill. Ai starton më 14 gusht në orën 19.33 nga vendi Panicite në malin Stara pllanina dhe përfundon më 15 gusht, në orën 18.44 në lagjen e kryeqytetit Dragalevci nën Vitoshën, ku kjo përfshin dhe kohën për transport me automobil midis të 5 etapave. Sfida e parë, përpara së cilës drejtohet Dizeli qe maja Botev/2376 metra/ në malin Stara pllanina, i pasuar nga maja Vihren/2914 metra/ në Pirin, maja e osogovos Ruen/2251 metra/, Musalla/2925 metra/ në malin Rilla dhe në fund Çerni vrëh/2290 metra /në malin Vitosha.

“Fillimisht kisha frikësime për majën Vihren, sepse duhej ta ngjis gjatë natës-tregon Kirill. - Shqetësimi im vinte nga fakti se, aty nuk ka një shënim dimëror, me fjalë të tjera nuk është kaq lehtë e dukshme dhe gjatë natës gjithmonë ka ndonjë farë shansi, qoftë dhe minimal, të dalësh nga shënimi dhe të humbasësh 10, 20 minuta, 1 orë. Por kaloj mjaft kohë. Në Vihren nuk kisha asnjëfarë humbje të kohës, por pas kësaj në Musalla fillova të ndiej lodhjen. Munda, prapë së prapi të ngjis mjaft mirë majën, pavarësisht se shokë kishin vënë video në Youtube, në të cilën sipas tyre dukem mjaft keq. Zbritja qe e rëndë, sepse ishte bërë drekë. Dielli gjendej më lartë, piqte në mënyrë serioze dhe qe shumë nxehtë. Përveç kësaj kishin kaluar mjaft orë pa gjumë dhe në vrapim. Mendoja se pasi jam kaq i lodhur, mbase në Çerni vrah do të jem edhe më i lodhur. U shqetësova pak, por e pash se jemi në rregull me kohën e caktuar dhe kam mjaft kohë dhe kjo më qetësoi. Atëherë i thash vetes, se në qoftë se duhet do të ecë këmbadoras përpjetë deri në Çerni Vrëh, por do të ngjitem. Mendimi të dorëzohem nuk më ka kaluar fare nëpër mend. Avantazhi i kohës më lejoi të shkojmë në një plazh të improvizuar në lumin Iskër rreth qytetin Samokov, ku uji është i ftohtë. Ndava 5 minuta që të qendroj në ujë. Kjo më ndikoj në mënyrë shumë freskuese dhe vazhdova drejt Dragalevcit.”

Arritja unikale e Kirilit u ndoq onllajn në një kohë reale prej mbi 7000 fanca në sajtin www.fivepeaks.bg  dhe tërhoqi një interes të madh në rrjetet sociale. Përveç kësaj shumë fansa të tij morën pjesë nëpër vet trasenë për ta përkrahur.

“Nëpër trase kishte shumë njerëz-kujtohet burri i ri. Vetëm në majën Botev nuk kishte njeri, por në start kishte shumë orientues, bile personalisht kryetari i baskisë i qytetit Kallofer, Rumen Stojanov erdhi dhe më dhuroi portret të Hristo Botevit. Pas kësaj në startin për majën Vihren qe mbledhur dhe më priste e gjithë skuadra e orientimit e qytetit Bllagoevgrad, pavarësisht se qe ora 1 pas natës. Në Ruen, e cila është maja më e papopulluar , më e varfër për nga ana e turistëve, kishte dy nga shokët e mi më të afërt, po kështu orientues, të cilët më prisnin. Bile kishin bërë një flamur të posaçëm dhe mbanin një butile me raki. Si parim unë nuk e dua alkoolin, por ata kërkuan që të paktën për foton të ngre dolli me shishen, qesh Kirili. Në Musalla kenë hipur organizatori i përgjithshëm i ngjarjes me fotograf dhe kryetari i federatës tonë. Mundën të më befasojnë bile mjaft këndshëm, sepse nuk prisja të ketë ndonjë në majë. Diçka, e cila më bëri një përshtypje të madhe është se, kishte mjaft turistë nëpër rrugën drejt Musallasë, pavarësisht se qe një ditë e zakonshme pune. Të mos të them fjalë të madhe , por mbase gjysma e njerëzve e dinin se kush jam, e dinin se çfarë po bëj dhe donin të dal në foto me ta. Në disa vende nuk kishte sesi të ndaloj, kështu kishin rrethuar rrugën. Dolëm në foto dhe vazhdova. Në startin për majën Çerni Vrëh po kështu kishte shumë njerëz, kurse lart më prinin disa pedagogë nga Akademia Kombëtare Sportive me student të cilët mësojnë “Turizëm, alpinizëm, orientim”. Kështu që kisha mjaft përkrahës në pothuajse çdo një vend nëpër trase. Por kur e pash sesa njerëz qenë mbledhur në final, kjo me të vërtetë më solli emocione pozitive dhe sado i lodhur që të isha, e ndija vetën me të vërtetë të kënaqur.”

Akoma si i vogël Kirili e do malin dhe shpesh bën shëtitje nëpër të bashkë me prindërit e vet. Ky mbase është dhe shkaku të zgjedh orientimin dhe vrapimin malor për rrugë të vet profesionale. “Akoma që në vet fillimin më pëlqeu shumë, sepse jam vazhdimisht mes natyrës, se mundem të vizitoj vende të ndryshme të reja, të takoj njerëz dhe të krijoj miqësi”, thotë sportisti tonë kombëtar. Deri në klasën e 8 ai merret me atletikë të lehtë dhe kërcim së larti. Një traumë në kyç e detyron të ndërpresë stërvitjet për 1 vit. Për orientimin mëson nga një bashkënxënës i vet në gjimnaz dhe që atëherë ai kthehet në fat të tij. Shumica e lidhin nofkën e Kirilit me këtë se vrapon shumë. Por cila është në fakt historia dhe përse e quajnë Dizeli, ja se çfarë tregoi ai: “Historia është se, kur qesh i vogël, kishte një biatloniste gjermane Ushi Dizel. Si më i vogël i kisha veshët të shtrembër dhe prandaj më thoshin Ushi. Pikërisht atëherë kjo sportiste qe në majën e vet, u bë kampione olimpike dhe disa herë me radhë kampione botërore. Që aty filluan të më thonë Dizeli. Që të gjithë mendonin se, nofka më vjen nga kjo se vrapoj shumë, por në fakt nuk ka asgjë të përbashkët. Gjatë kohës së një gare një nga biatlonistet tona më të mira Irina Nikullçina më kishte marrë autograf nga Ushi Dizel dhe kjo më bëri një nga adoleshentët më të lumtur.”

Aktualisht Kirill Nikollov-Dizeli është orientuesi më i mirë dhe vrapues malor i Bullgarisë. Ai është nënkampion evropian në orientim për vitin 2012. Gjetë të njëjtit vit fiton dhe vend të 6 në kampionatin Botëror për orientim. Përveç për skuadrën tonë kombëtare, ai del në garë dhe për skuadrën finlandeze, me të cilën ka fituar vende të para në stafetat më të mëdha në orientim në botë. Motivi i tij të jetë pjesë nga një skuadër e huaj është të zhvillohet si sportist dhe të jetë konkurrues për elitën botërore. Për qëllimet e tij të ardhshme Kirill tregon:

“Si orientues qëllimi im numër 1 është të bëhem një kampion botëror në orientim dhe tanimë disa vjet jam shumë afër suksesit, por jo dhe në mënyrë të mjaftueshme. Do të vazhdojë ta ndjek. Me shpresë jam që kjo të ndodh shpejt. Tani, pas kësaj ngjarjeje, mendojmë për një projekt të ri për mot. Kemi disa ide, por çfarë pikërisht do të jetë, akoma nuk e kam fare të qartë. Një është e sigurt, duhet të vazhdojmë dhe shkopi të ngrihet lartë e më lartë.”

Përgatiti në shqip: Nаtaniela Vasileva

Fotot janë të dhëna nga XCoSports Bullgaria
По публикацията работи: Rumjana Cvetkova
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна