Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ngjarje muzikore kushtuar 100 vjetorit nga lindja e Boris Hristovit

Автор:
Boris Hristov në rolin e Boris Godunovit
Снимка: arkiv

Gjatë muajit maj mbushën 100 vjet nga lindja e Boris Hristovit – një nga interpretuesit më të mëdhenj të operës të shekullit të XX. Mëshirimet e tij të papërsëritshme skenike janë një pjesë nga historia botërore muzikore. I dhuruar me një zë të bukur dhe të fuqishëm, ai futet thellë në çdo një pamje, që të përmbushë me thellësi dhe artistizëm dhe detajin më të parëndësishëm nga interpretimi i vet.

Rruga e tij filloi nga Bullgaria. Ai lindi në familjen e intelektualëve, si fëmijë këndoi në Korin e Kishës “Shën Aleksandër Nevski”, më vonë u bë solist i korit të burrave “Guslla”. Gjatë vitit 1942 shkoi në Itali, ku mësoi këndim në opera. Disa vjet më vonë, triumfoi nëpër skenat botërore – La Skalën e Milanos, Kovën Gardën e Londrës, nëpër teatrot e operës në Romë, Venecie, Neapol, Barcelonë, Lisbonë, Rio de Zhanejro dhe shumë të tjera. Pavarësisht se ka mbetur shtetas bullgar, gjatë kohës së regjimit totalitar Boris Hristovi nuk është i lejuar të kthehet në atdhe deri në vitin 1967. Për fat, më vonë shteti ndryshoi qëndrimit e vet ndaj artistit me famë botërore. Gjatë vitit 1986 në Romë është hapur Akademia Bullgare për Art dhe Kulturë, e cila mban emrin e tij. Në të basi i madh arsimoi interpretues të rinj të operës deri në vitin 1992 – një vit përpara se të vdesë.

Komiteti kombëtar i cili përkrah iniciativat për festimin e përvjetorit të shënuar është nën patronazhin e kryeparlamentarit Mihaill Mikovit. Në të hyjnë organizata qeveritare dhe joqeveritare, mediat kombëtare. “Detyra jonë është të shënojmë jubileun shekullor të Boris Hristovit me përpjesëtime të cilat u përgjigjen këtij personaliteti të madh – shpjegon Momçill Georgiev. –Ideja është që ky festim kombëtar të ketë përmasa të mëdha. Kuptohet që konkursi për këngëtarë të rinj të operës “Boris Hristov” do të zhvillohet sivjet. Më 18 maj, pikërisht në ditën e ditëlindjes së tij, do të ketë festim në Operën e Sofjes, si edhe akoma shumë koncerte në qytete të ndryshme. Në synimin tonë që të mund të përfshijmë një rreth më të gjerë muzikantësh nëpër botë, ndërmorëm iniciativë e cila shumë shpejt gjeti mbështetje prej dhjetëra mbase qindra pasues. Ftuam dhe interpretues bullgarë të përkushtojnë shfaqjet e veta tek ne dhe nëpër botë kësaj date të shënuar. Nuk mund të përmend të gjitha emrat, por mes bashkëmendimtarët tanë janë violinisti Vesko Eshkenazi, dirigjentët Zhan Angjellov, Rosen Millanov. Disa turne të muzikantëve bullgarë jashtë kufirit po kështu kalojnë nën këtë moto. Filma,ekspozita dhe materiale të tjera për Boris Hristovin propozuam në më shumë se 100 festivaleve nëpër botë, që t’i përfshijnë në programet e veta shoqëruese. I drejtuam ftesë 128 operave evropiane të shënojnë krijimtarinë e bashkatdhetarit tonë të madh. Tanimë kemi ripohim nga Teatri La Mone në Bruksel, disa teatro çeke të operës e të tjerë. Kompozitorë bullgarë shkruan dhe akoma po punojnë mbi krijime për nder të Boris Hristovit. Nën shenjën e përvjetorit janë klasat e mjeshtërisë të Renata Skotto në Romë me këngëtarë bullgar, si dhe të Fiorenca Kosoto në Sofje.”

Në fund të jetës së tij Boris Hristovi e dhuron shtëpinë e vet në Sofje shtetit bullgar, “që të kujdeset për zhvillimin e këngëtarëve të rinj të operës”. Sot aty është vendosur ekspozita e muzeve, organizohen ekspozita, ka një program aktive plot koncertesh. Drejtoresh është Elena Dragostinova. Një muzikologe e respektuar dhe gazetare, ajo me gatishmëri i shoqëron vizitorët e muzeut, duke u treguar histori interesante.

“100 vjetori është shkak të kthehemi drejt krijimtarisë së këngëtarit të madh, drejt parimeve të tij artistike dhe para së gjithësh – drejt bindjeve të tij njerëzore. Ai është një qytetar i vërtetë i botës, por asnjëherë nuk ka lënë pa shfrytëzuar mundësinë të bëj për atdheun e vet atë, që i ka diktuar zemra. Në muzeun “Boris Hristov” talentet e rinj takohen me mjeshtrit e artit. Për ta ai është një farë nisme drejt skenave botërore. Është mirë se ata më vonë kthehen në këtë sallë shumë komode dhe jo të madhe, bashkohen ndaj rrethit tonë prej miqve. Përpara dy vjetëve, me ndihmën e Ministrisë së Kulturës, bëmë përpjekje që Boris Hristovi të jetë mes personaliteteve të UNESKO-s për vitin 2014. Ngjarjet notërore, lidhur me përvjetorin u nisën nga Shtëpia Ndërkombëtare të Muzikës në Moskë. Morëm ftesë dhe nga Orkestra Shtetërore e Frymëmarrjes të Rusisë, kurse organizata realizoi Institutin Kulturor Bullgar në Moskë me ndihmën e Forumit “Bullgari-Rusi”. Ishte një triumf i vërtetë i artit bullgar të operës, të paraqitur nga basët Pllamen Bejkov, Ivajllo Xhurov dhe Aleksandër Nosikov, bashkë me mexosopranon Maria Zhekova.”

Qendra muzikore “Boris Hristov” do të bëjë turne në vende të ndryshme evropiane. Më 28 shkurt në Romë do të prezantojë një program në të cilin marrin pjesë dy interpretues të rinj – Maria Zhekova dhe Alek Avenisjan, si dhe nxënësit e fundit të Boris Hristovit – Pllamen Bejkov dhe Mariana Cvetkova. Koncerti në Akademinë “Boris Hristov” është nën patronazhin e ambasadorit bullgar në Vatikan, Kirill Topallov.

“Me shumë entuziazëm dhe emocion e pranova këtë ftesë – thotë Mariana Cvetkova. – Kaq shumë dua ta vizitojë përsëri vendin, në të cilin pothuajse një vit punova me këtë krijues të madh. Isha tek ai gjatë vitit 1991. Që atëherë ai vazhdimisht mori pjesë në çdo një shfaqje që kam. Gjithmonë është aty, i ulur në një karrige në sallë. E di se dëgjon dhe është gati të më kritikojë kur nuk e jap zemrën time deri në fund. Pavarësisht nëse prezantuam këngë, arie ose një krijim të tërë, ai kërkoi prej nesh të jemi të sinqertë, të japim 100% nga vetja, të mos të kthehemi në shtëpi “me kursime”. Kthimi në Romë, në vet Akademinë, është kthim drejt të gjitha frikësimeve dhe emocioneve, kur duhej të paraqitem me arien të re të radhës. Përpara syve të mi është pamja e tij – si qëndronte ai, i gatshëm të shprehë moskënaqësi ose të fillojë të qajë nga mallëngjimi.”

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна