I riu Martin Angellov ka mbaruar në degën e arkitekturës. I pëlqen të eksperimentoj me gjëra jo të zakonte. “Më bëhet qejfi të kaloj shtigje të pashkelura, të sfidojë jetën – thotë Martin. – Jam i përkushtuar idesë të përmirësoj mjedisin urban. Para disa vitesh ndërmora nismën “biçikleta fluturuese”. Bëhet fjalë për vija ajrore për biçikleta. Para pak kohësh në Kopshtin e Borisit në kryeqytet ngritëm një vijë litari 4 metra larg tokës dhe me gjatësi 40 metrash. Në këtë sport “ajror” biçikletistët përdorin pajisje të posaçme.”
Aktualisht i riu novator është përqendruar mbi një projekt të ri – gjysmë-biçikletën. Në këtë ide Martin punon së bashku me arkitektin Mihaill Klenov. Tashmë prototipi i gjysmë-biçikletës është gati dhe është punuar prej alumini dhe druri. Peshon mezi 8 kg. Ngitet në pozitë të drejtë dhe jo ulur. Kjo gjysmë-biçikletë është e përshtatshëm më tepër për mjedis urban me infrastrukturë të mirë. Ka vetëm një shpejtësi dhe i ngjan sportit të skive, sepse kthesa merret kur e lëviz trupin në njërin drejtim dhe jo me anë të timonit.
“Është mirë sepse gjysmë-biçikleta mund të ngarkohet në transportin urban dhe të vendoset në dollapin e shtëpisë – sqaron i riu Martin. – Kemi ndërmend ta përshtatim atë në bagazhin e automjetit.”
Shpikja e dy djemve tërhoqi interesin e të huajve dhe ata u xhiruan nga Agjencia “Reuters”. “Discovery” gjithashtu ka treguar interes për këtë projekt. Përmes internetit janë mbledhur 60% nga paratë e nevojshme për prodhimin e serisë së parë të gjysmë-biçikletës. Dy djemtë shpresojnë se deri në fund të verës do të lëshohen në qarkullim modelet e para. Po ashtu kanë dëshirë që gjysmë-biçikleta të jetë prodhim vendas.
Përgatiti në shqip: Anna Kapitanova
Fotografi: arkiv personal