Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Sylvie Vartan: gjysma e zemrës sime mbetet përgjithmonë në Bullgari

Снимка: BGNES

Kthehem në Bullgari për të gjetur gjysmën e zemrës sime, që mbeti përgjithmonë këtu kur familja ime e braktisi atdheun. Atëherë isha 7 vjeçare. Këtë e deklaroi këngëtarja e njohur Sylvie Vartan në sallën e përmbushur për konferenca të shtypit të Radios Kombëtare Bullgare. Ajo është në Sofje për koncertin e saj të tretë, që do të zhvillohet më 24 maj në Pallatin e Kulturës dhe që kushtohet albumit të saj të fundit “Sylvi ne Nashville”, që u incizua në Mekën e muzikës rock dhe country. Pas periudhës gjatë së cilës koncertet e mia ishin si recitale, u vendosa të kthehem ndaj muzikës dinamike siç është rock dhe country, shpjegoi znj. Vartan. Ajo e përcaktoi si tronditës kthimin e saj të parë në atdhe gjatë vitit 1990. Atëherë ajo e shikoi shtëpinë e gjyshit në gjendje të paprekur. Por vendi dukej “i pagjak”. Për këtë shkak këngëtarja krijoi fondacionin e vet “Sylvie Vartan për Bullgarinë”, që dhuron aparatura për foshnjat e parakohshme në shumë spitale të Bullgarisë. Kohët e fundit fondacioni i saj ndihmon projekte kulturore. Sylvie shikoi dy nga ikonat e restauruara që do të bëhen pjesë nga Muzeu i ardhshëm i Sofjes. “Mbeta e mahnitur nga njohuritë dhe aftësitë e restauratorëve bullgarë dhe nga puna e kryer prej tyre. Muzeu do të jetë shumë i bukur dhe me padurim pres hapjen e tij, që të mund ta vizitoj”, deklaroi ikona e muzikës, e cila para 50 viteve kishe shansin të këndojë me “Beathles”. Më vonë në Alliance Francaise të Sofjes, Sylvie do të paraqesë librin e saj të dytë, botuar në gjuhën bullgare – “Fjalë me fjalë”.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна