Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ikonat unikale në kriptën e Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”

БНР Новини

Një koleksion unikal prej ikonash etiopiane do të ekspozohet në kriptën pranë Katedrales “Shën Aleksandër Nevski”, me rastin e përvjetorit të 50-të jubilar të Muzeut të Artit të Krishterë vitin tjetër. Eksponatet, të cilat ruhen në fondin e muzeut, nuk janë ekspozuar deri tani. Që gjatë viteve 80 të shekullit të kaluar Ministria e Punëve të Jashtme i dhuroi ikonat dhe pergamenat, që të mund të shihen nga vizituesit.

СнимкаA është i njohur Muzeu i Artit të Krishterë dhe a do të ketë vizita, për këtë na tregon docentja Ralica Ruseva – kryembikqyrëse e Muzeut dhe anëtare e Institutit për Studimin e Arteve pranë Akademisë Bullgare të Shkencave: “Ne jemi duke paraqitur tërë trashëgiminë kulturore bullgare. Nuk ka delegacion zyrtar, që nga presidenti e gjer te shkrimtarët dhe figurat e shquara kulturore nga mbarë bota, të cilat të mos e kenë vizituar kriptën. Jo vetëm të krishterët ortodoksë, por edhe njerëz nga mbarë bota, me përkatësi të ndryshme fetare, vijnë këtu, që t’i shohin eksponatet.”

СнимкаSa i përket restaurimit, disa prej sendeve ishin në një gjendje shumë të keqe. Por me ndihmën e laboratorit të Galerisë Kombëtare të Arteve dhe të restauruesve të ikonave në të, tani ato duken shumë mirë.

Снимка“Ikona më e vjetër prej druri është “Jezusi Pantokrator”. Ajo në fakt u nda në tri ikona të veçanta, për shkak të restaurimit të saj të vështirë – tregon doc. Ruseva. – Eksponati është që nga fundi i shekullit të XI. Vepra më e vjetër në kriptë është një fragment prej një mbishkrimi mural, i cili daton në shekullin e V. Kjo është një ikonë e vogël prej qeramike nga Presllavi, e cila është nga fundi i shekullit të IX – fillimi i shekullit të X. Ekspozita përfshin periudhën nga shekulli i V deri në fund të shekullit të XIX.”

СнимкаÇfarë pikërisht do të përfshijnë festimet?

“Aktualisht jemi duke përgatitur patronazhin, por festimet do të fillojnë vitin tjetër – përgjigjet doc. Ruseva. – Ekspozita e parë do të përfshijë veprat më prestigjioze – kryeveprat e artit kishtar, të cilat shënojnë periudhat e veçanta të Mesjetës. Aktualisht ato nuk ndodhen në kriptë. Ekspozita tjetër do të paraqesë artin e krishterë etiopian, domethënë do të paraqitim një kënd të panjohur të krishterimit. Përveç kësaj do të përgatitim një sajt të posaçëm të kriptës. Qëllimi kryesor është që të përgatitet një katalog, i cili të paraqesë koleksionin, që ruhet dhe pasurohet çdo vit tashmë gjysmë shekull.”

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva

Fotografi: Dejana Borisova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени