Eмисия новини
от 21.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Fillon Tubimi kombëtar në qytetin Koprivshtica – ngjarja folklorike e vitit 2015

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv

Sot fillon Tubimi folklorik kombëtar në qytetin Koprivshtica (Bullgari Qendrore).Qyteti i bukur rilindës tashmë mirëpriti mysafirët e parë. Sivjet ata do të jenë 300 mijë. Ndër ta janë adhurues të folklorit bullgar, të cilët arrijnë tek ne posaçërisht për këtë ngjarje nga ShBA-ja, Holanda, Franca, Kanadaja e nga tërë bota. Rreth skenave në lokalitetin Vojvodenec do të mblidhen shumë shkencëtarë nga shtete të ndryshme. Gjatë tri ditëve në tubim do të marrin pjesë këngëtarë, muzikantë, valltarë, tregimtarë nga të gjitha krahinat e Bullgarisë – nga Dobruxha, Trakia, mali Rodopi, mali Stranxha, Bullgari Qendrore dhe Veriore. Sipas organizatorëve ata janë 15 mijë. Festimet do të zhvillohen nën patronazhin e drejtoreshës së UNESKO-s Irina Bokova.








Le të kujtojmë se Tubimi i Koprivshticës është forumi më i madh folklorik kombëtar dhe tashmë ka një histori 50 vjeçare. Në edicionin e parë të tij pjesëmarrësit kanë qenë 4 mijë. Hapja solemne është të premten në orën 11 e pastaj fillojnë prezantimet e pjesëmarrësve në 7 skena. Festivali ka karakter konkurrues dhe çmimet e jurisë kanë një vlerë të posaçme. Ekipi i medias sonë sipas traditës do të incizojë interpretimet më të mira të muzikantëve, të cilët nuk janë profesionalistë. Për këtë arsye në programet tona ne shpesh transmetojmë kënga dhe melodi të regjistruara nga studioja lëvizëse e Radios Kombëtare Bullgare.

Përgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени