Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Plamena Mangova për koncertin me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare Bullgare

Автор:
Снимка: BGNES
Më 12 shkurt  Orkestra Simfonike e Radios Kombëtare Bullgare me dirigjent  Najden Todorov ka koncert në sallën “Bëllgaria”. Soliste është Pllamena Mangova, sukseset e së cilës në skenat botërore i ndjekim gjatë viteve të fundit.

Adhuruesit e saj presin interpretimin e saj të Koncertit për piano dhe orkestër nr.1 të Bramsit. Në pjesën e dytë do të tingëllojë Simfonia nr. 8 e Antonin Dvorzhakut. E krijuar brenda disa muajve gjatë vjeshtës së  vitit 1889 simfonia është interpretuar për herë të parë vitin tjetër në Pragë nën dirigjimin e vetë autorit. Ai dirigjon veprat e tij edhe në Londër dhe Frankfurt mbi Main. Kur në vitin 1891 Kembrixh i jep Dvorzhakut titullin e nderit Doktor të muzikës, simfonia tingëlloi në prag të ceremonisë solemne. Sipas specialistëve ajo është ndër veprat më të shënuara të kompozitorit të madh çek. Dihet, se Dvorzhak ka qenë adhurues i madh i Bramsit dhe ky fakt ka ushtruar ndikim mbi krijimtarinë e tij. Më vonë të dy kompozitorët bëhen shokë, ndërsa Bramsi ndihmoi kolegun më të ri që të botohen disa prej veprave të tij. Ndër këto botime është partitura e Simfonisë nr.8.

Pllamena Mangova vjen në vendin tonë pas vargut të koncerteve në qytete të ndryshme të botës. Për disa prej tyre dhe për shfaqjet e reja ajo tregon në intervistën, dhënë Radio Bullgarisë.

Koncerti i parë i Johanes Bramsit është vepër, që për mua është një majë e vërtetë në krijimtarinë klavire. Le te rikujtojmë, se edhe të dytë koncertet për piano të kompozitorit zgjatin mbi 50 minuta dhe janë të rënda për interpretim. Të mos flasim për mundësitë e pakufizuara të shfaqjes, që kjo muzike ofron interpretuesit – si interpretim dhe si vështirësi teknike. Mund të them, se Koncerti i parë është simfoni e vërtetë për piano dhe orkestër. Deri tani nuk e kam ekzekutuar në partneritet me Orkestrën Simfonike të Radios Kombëtare dhe jam shumë e emocionuar. Këtyre emocioneve shtohen dhe ato të cilat gjithmonë shoqërojnë takimet me publikun amtar. Mendoj, se të gjithë instrumentistët që jetojnë jashtë shtetit do të jenë dakord me këtë – ai është më i dashur dhe në të njëjtën kohë na detyron t’i shtrojmë vetes kërkesa më të larta. Gjatë muajve të fundit  pata udhëtime shume interesante. Për mua ishte një nder i madh ftesa për “Mbrëmjet e dhjetorit” në Moskë – festival, i cili ishte themeluar përpara 35 vjetësh nga pianisti i madh Svjatosllav Rihter. Zhvillohet në muzeun “Pushkin”. Kur mbërrita nuk kishte vend ku të bëj provat dhe më ofruan apartamentin e vetë Rihterit. Për mua ishte një përjetim unik që të përdorë instrumentet e tij. Më bëri përshtypje mjedisi asketik, prej të cilit kuptosh, se pianisti i madh ka qene i preokupuar vetëm nga muzika dhe ajo ka qene e vetmja gjë me rëndësi për të. Pas Sofjes do të kem koncerte në Gjermani, Francë, Portugali, Izrael, Rumani. Dua të ftoj publikun bullgar në koncertet e mia gjatë marsit në vendin tonë. Projekti “Ars Dunabika”(në kuadrin e “Ditëve Muzikore të marsit” në Ruse) përfshin vepra të kompozitorëve dhe interpretime të muzikantëve, që kanë lindur në vendet përmes të cilëve kalon lumi Danub. E prezantojmë bashke me disa muzikantë të njohur të dhomës nga e gjithë bota. Në fund të marsit në Varna do të zhvillohet një projekt tjetër interesant, kushtuar 110 vjetorit të lindjes së Shostakoviçit. Muzikantë nga tërë bota do të interpretojnë veprat e kompozitorit të madh rus, si dhe të bashkëkohësve të tij si Bartok, Briten, Profoviev etj.

Përgatiti në shqip: Sofia Popova

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна