Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Vegani Skatov shkeli në Anapurna dhe Makallu

Автор:
БНР Новини
Снимка: arkiv personal

Atanas Skatov u kthye për dy javë në Bullgari nga Himalajet, ku për 78 ditë morri pjesë në 3 ekspedita deri tek tetë milionëshet Anapurna, Dhaullagiri dhe Makallu dhe mund të ngjitet në dy prej tyre. Kjo aventurë e radhës qe një pjesë nga projekti i tij për një ngjitje të shpejtë të 14 majave më të larta të planetit mbi 8000 metra pa konsum të ushqimit me një prejardhje shtazore, ose si vegan. Qëllimi i këtij eksperimenti është të mund të dëshmojë se forca e shpirtit njerëzor dhe mundësitë e trupit të njeriut kalojnë mjaft përtej atij kufiri, të cilin ne njerëzit ju kemi përcaktuar. Me ngjitjen e maleve Skatov merret që nga viti 2010, kurse me alpinizëm – që nga viti 2012. kur starton projekti i tij i parë vegan, të cilët ecin paralelisht- për ngjitjen e maleve të parë në 7 kontinentet. Tanimë mund të krenohemi, se një bullgar-vegan e ka drejtuar vështrimin drejt botës nga majat më të larta të gjashtë kontinenteve – Afrika, Evropa, Amerika e Jugut, Azia, Australia dhe Oqeania dhe Antarktida. Naskoja bëhet vegan përpara katër vjetëve e gjysmë në kërkim të balancimit optimal midis ushqimit si mënyrë për mirëmbajtjen e organizmit njerëzor dhe ruajtjes së natyrës. Për mënyrën e vet të të ushqyerit thotë: “Pak është e tepërt, por për mua është me rëndësi të saktësoj sesi ndikon kjo mbi organizmin e njeriut. Është mjaft e vështirë të gjendet një ushqim me  cilësi për vegan. Kurse në ekspeditë është akoma më e vështirë. “ Prandaj gjatë çdo një udhëtimi detyrimisht mban në bagazhin e tij një ushqim të posaçëm – ushqime të liofilizuara, thelbi, farë kërpi, proteina bimore – prej orizi dhe bizele, vitamina, minerale. Pas çdo një kthimi kalon përmes analizave të plota të gjakut dhe analiza funksionale dhe studim të organeve të brendshme, të cilat deri në këtë moment tregojnë se, organizmi i tij vazhdon të funksionoi në mënyrë perfekt.

СнимкаMaja e parë e ngjitur nga Skatov gjatë muajve të fundit është Anapurna, “mbase më e vështira për tu ngjitur për shkak të kushteve klimatike dhe terrenin e vështirë me murre të akullta të pjerrëta, dhe e cila ka marrë më shumë viktima nga të gjithë tetë mijëshet”, tregon Skatov dhe akoma:

“Ekspedita vazhdoi mjaft më gjatë, nga sa e kemi menduar. E bëmë sulmin e parë më 15 prill. Por vetëm katër veta vazhduam deri më 7 900 metra, që ku për shkak të kushteve të rënda klimatike u kthyem mbrapsht në kampin bazë. Përsëri 2 javë pritëm një dritare me kohë të mirë dhe më 1 maj mundëm të ngjitemi në majën Anapurna. Një ekspeditë jashtëzakonisht e vështirë. Terreni është shumë i rëndë. Bien shumë ortek. Ka çarje të shumta.”

СнимкаKësaj radhe për një gëzim të madh, Anapurna nuk ka marrë asnjë viktimë. Nga i gjithë grupi vetëm një korean ka fluturuar në një çarje 10 metrash, por ka shpëtuar vetëm me një këmbë të ndrydhur. Pas Anapurnës, Atanas Skatov sulmon Dhaullagiri, por ama:

“Aty bëmë një gabim se u nisëm shumë vonë në darkë nga kampi i fundit-në orën 24 në vend në orën 19 , që të mund të kemi kohë të arrijmë deri në majë. Deri në drekë arritëm deri në 7 900 metra, në rreth 250 metra nën majë. Koha u keqësua, doli një errë si tufan dhe sado që më vinte keq, u ula poshtë. Të tjerët kishin zbritur përpara kësaj. U mendova mjaft nëse të nisem vet për lart. Por terreni qe mjaft i vështirë dhe gjatë këtyre kushteve klimatike rreziku qe tepër i madh.”

СнимкаNë fund të fundit, një nga cilësitë e alpinistit të mirë është që në mënyrë të matur të llogarisë situatën dhe të mos e verë jetën e tij në hartë në emër të fitores me çdo kusht. Dhe si peshqesh – tetë mijash i tretë në këtë ekspeditë – Makallu, del se është mjaft më mikpritës. Pas një natë qëndrim në kampin bazë më 23 maj, Skatov shkel në majën e 5 për nga lartësia në planet, ose 8481 metra, kësaj radhe me akoma një bullgar tjetër – alpinisti me përvojë Bojan Petrov, i cili është me diabet.

СнимкаNë rrugën e tij ai pati shansin të takohet dhe me një nga atraksionet në alpinizëm – drugdhendësin spanjoll Karllos Sorija, i cili fillon të ngjitet në moshën rreth 60 vjeç. Kurse sot, në moshën 77 vjeçe, ka pas shpine 13 tetë mijash. “Ai thotë se, në qoftë se njeriu ka dëshirë dhe kur bën punën e nevojshme, çdo gjë realizohet, gjëra të pamundura nuk ka”, tregon Naskoja. Më është shumë interesante të kuptojë se në çfarë mënyre rrjedh përgatitja për ekspeditën e një alpinisti profesional si Skatov. Ja se çfarë u përgjigj ai:

Снимка“Unë tanimë katër vjet – që nga viti 2012 stërvitem pothuajse çdo ditë, duke praktikuar veprimtari të ndryshme sportive. Përveçse shkoj në mal rregullisht me një çantë të rëndë të hedhur në shpinë, ngas dhe biçikletë, merrem dhe me jogë. Tani për herë të parë nuk jam stërvitur, por tani aktualisht  jam në një periudhë rifreskuese.”

Pas dy javë pushim në atdhe, Skatov përsëri fluturoi. Tanimë është në Islamabad – Pakistan, që ku do të drejtohet drejt tetë mijëshet Gasherbrum 1 dhe Gasherbrum 2.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна