Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Borovec – mundësi të shumta për pushim dhe sport

БНР Новини
Снимка: borovets-bg.com

Pak janë vendet afër kryeqytetit, ku adhuruesit e malit mund ta gëzojnë hobin e tyre. Një nga vendpushimet më të afërta është Borovec – ai ndodhet 70 km nga Sofja dhe është një vend tërheqës edhe për pushime dimërore dhe për ato verore. Përveç kësaj është një nga pikat e nisjes për ngjitjen e majës më të lartë në Ballkan – Musala (2925 metra), e cila është ndër “100 Objektet Turistike Kombëtare”.

Pamje nga maja më e lartë e Ballkanit – Musala (2925 m)Historia e Borovecit si vendpushim malor fillon para 120 vjetësh. Deri në vitin 1942 ai është njohur si Çamkoria. Sipas statistikës ai është vendpushimi i parë malor, jo vetëm në Bullgari, por edhe në Ballkan.

СнимкаNë një intervistë për Radio Bullgarinë kryebashkiaku i qytetit Samokov (qyteti që ndodhet më afër vendpushimit Borovec) Vlladimir Georgiev tregon:

Vendi Çamkorija është një park piktoresk, i cili jep mundësi për shëtitje në natyrë, pushime apo pikniqe. Në vitin 1889 Princi Ferdinand dhe një grup prej 30 vetave realizuan ngjitjen e parë të dokumentuar të majës Musala. I magjepsur nga rajoni, ai bleu një vend pranë lumit Bistriva, ku ndërtoi shtëpi malore në vitin 1890. Dy vjet më vonë një komision, të emëruar nga kryeministri i atëhershëm Stefan Stambollov, studioi vendet më të përshtatshme për ndërtimin e sanatoriumeve moderne. Një nga vendet e zgjedhura qe Çamkorija. Deri në vitin 1897 u ndërtuan infrastruktura rrugore, shumë shtëpi private dhe një hotel bashkiak.

СнимкаNjë nga kryebashkiakët e parë të qytetit Samokov Hristo Zografski qe tepër i entuziazmuar për zhvillimin e Çamkorijës si një vendpushim ndërkombëtar. Çamkorijë – Samokov – Sofje është një nga linjat e para të rregullta të autobusëve në Bullgari. Kështu Çamkorija u bë një vendpushim i preferuar veror. Përsëri banuesit e qytetit Samokov ishin njerëzit, të cilët zhvilluan potencialin e vendit për pushime dimërore. Në vitin 1947 me ndihmën e vendasve u ndërtua pista e parë për ski – Flamuri i Kuq. Shumë familje nga qyteti filluan të merren me këtë sport dhe pak nga pak Boroveci u bë qendër të rëndësishme turistike, të përshtatshme për mikpritjen e garave ndërkombëtare.

СнимкаPse njerëzit parapëlqejnë Borovec për pushimet e tyre dimërore dhe për skijim gjatë të gjitha këtyre viteve?

Natyra këtu është ruajtur krejtësisht. Me siguri, ka nevojë për infrastrukturë turistike, mirëpo këtu nuk ka ndërtim të tepruar – një problem që ekziston në shumë vendpushime të tjera bullgare. Janë bërë shumë përmirësime, kemi makina të mira për borë artificiale. Me kalimin e kohës Boroveci u përqendrua kryesisht rreth zhvillimit të turizmit dimëror. Por kohët e fundit pushimet verore këtu promovohen gjithnjë e më shumë. Kemi një bazë të mirë për këtë – hotele që ofrojnë shërbime balneare dhe SPA, itinerare të reja për çiklizëm malor, atraksione litari për ngjitje, mundësi për hipizëm, paragliding, itinerare këmbësore.

СнимкаKryebashkiaku shtoi se në afërsi ndodhet “Maljovica – një nga majat më të përshtatshme për ngjitje në shkëmbinj – kjo mundësi plotëson variantet për pushim veror apo aventuresk.

СнимкаBoroveci është vendpushimi i parë bullgar mikpritës i garave të ndryshme për ski.

Boroveci është vendpushimi, ku është bërë gara e parë e dokumentuar me ski. Më 16 shkurt të vitit 1930 11 veta u ngjitën në shkëmbin Sitnjakovska dhe prej atje skijuan në një pistë të improvizuar deri në zemrën e vendpushimit. Më vonë Borovec u bë mikpritës i dy kampionateve botërore dhe 12 kampionateve evropiane. Këtu u formuan disa breza sportistësh, emrat e të cilëve u bënë të njohur në vitet e 70-të dhe 80-të të shekullit të kaluar. Mikpritja e parë u bë në vitin 1977 – e një raundi të garëve evropiane të disiplinëve slalom dhe slalom gjigant. Nuk duhet të harrojmë dy kampionatet botërore – në vitin 1981 dhe 1984. Dy gara evropiane u zhvilluan edhe në vitet 2014 dhe 2016.” Për pjesëmarrësit më të njohur në këto gara tregoi përsëri Vlladimir Georgiev: “Një ngjarje e madhe në fëmijërinë time ishte shalomi gjigant i vitit 1984, fituesi i të cilit ishte Ingemar Stenmark, pas tij mbeti sportisti jo pak i njohur Marc Girardelli. Njerëzit e pranishëm tregonin se në final ka pasur 40-50 mijë spektatorë.

СнимкаKryebashkiaku i qytetit Samokov shpjegoi se qëllimi është që vendpushimi Borovec të bëhet një vend i preferuar për pushim veror dhe për gara çiklizmi.

Ndër çiklistët Boroveci është mjaft i njohur, sepse është i përshtatshëm për të gjitha moshat, për njerëzit që sapo fillojnë të merren me këtë sport, kështu edhe për profesionistët. Ka një itinerar të ndërtuar për downhill dhe mundësi për çiklizëm malor. Ndërtuam një park për çiklizëm (bajk park), i cili është i pari për nga lloji i vet në Bullgari. Ai funksionon që nga viti 2010 dhe vazhdimisht bëjmë përmirësime në të. Kështu për çdo sezon të ri ka sfida më të mëdha për adhuruesit e çiklizmit. Parku ofron shumë pengesa – natyrore dhe artificiale për të gjitha disiplinat – enduro, crosscountry  apo downhill. Atje zhvillohen shumë gara me pjesëmarrjen e sportistëve të njohur nga Bullgaria dhe nga jashtë.

СнимкаPërgatiti në shqip: Jordanka Ivanova

Fotografi: borovets-bg.com, Svetllana Dimitrova dhe Muzeu Historik i Samokovit

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени