Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Balkan Bites – tur nëpër larmitë e shijeve kulinare të Sofjes

Автор:
БНР Новини
Снимка: balkanbites.bg

Që të njohësh Sofjen, nuk është e mjaftueshme vetëm të vizitosh muzetë ose të mësosh historinë e saj mijëvjeçare. Duhet të provosh ushqimin, të vizitosh rrugicat dhe lokalet e vogla dhe për më tepër të gjesh miq të rinj. Një shëtitje e tillë për miqtë e huaj të kryeqytetit  propozojnë nga Balkan Bites.

Më shumë për të mësojmë nga njëri prej krijuesve të tij Kristian Mitov:

Kjo është vizita e parë kulinare falas në botë. Tanimë prej më shumë se 3 vjetëve e gjysmë e zhvillojmë çdo ditë në Sofje. Nisemi në orën 14 nga kopshti “Kristal” në afërsi me statujën e Stefan Stambollovit. Vizitojmë midis 4-5 restoranteve. Në çdo një prej tyre provohet kuzhina bullgare ose të paktën ushqime të cilat përmbajnë produkte tradicionale si kosi, specat, domatet, djathi, vera.

Kopshti “Kristal” në afërsi me statujën e Stefan Stambollovit. Foto: thenewsofiapubcrawl.comTuristët rrallë kanë njohuri paraprake ose pritje, por bile dhe ata të cilët janë më konservativ i pëlqejnë ushqimet bullgare, sepse janë të larmishme, të shijshme dhe të dobishme. Disa prej tyre me një befasi të madhe zbulojnë dhe shije të reja: “Një nga gjërat më interesante është reagimi i australianëve, kur e kuptojnë se do të provojnë taratorin. Ata e lidhin jogurtin me diçka të ëmbël për desert. Pavarësisht nga kjo provojnë, kurse në periudhën e verës, u pëlqen shumë”.

Foto: sofiacommunisttour.comKristian dhe ekipi i tij janë mes bullgarëve të rinj, i cili është kthyer pas një studimi jashtë shtetit, që të aplikojnë në praktikë idetë e veta të inovacionit:

Misioni ynë është të hapim Sofjen për vizituesit e saj të huaj përmes këndvështrimeve të ndryshme. Vizita e parë, të cilën e startuam përpara pesë vjetëve është The New Sofia Pub Crawl. Kjo nuk është vizita tipike për pirjen e alkoolit, por më tepër një vizitë interesante nate me njerëz nga e gjithë bota nëpër vendet e fshehta, të cilat janë të vështira për t’u gjetur. Çdo natë tregojmë historinë e këtyre lokaleve, ashtu miqtë tanë mund të ndiejnë qytetin në një mënyrë të ndryshme. Nisemi në orën 21 përsëri nga kopshti “Kristall”. Përpara një viti të gjysmë startuam një shëtitje komuniste falas me makinën trabantçe. Mblidhemi çdo të shtunë e të diel në orën 10 pranë murit të vogël të Berlinit në kopshtin e Pallatit Kombëtar të Kulturës. Shëtitja vazhdon rreth 2 orë, ku në fund çdo një mund të bëjë një shëtitje me makinën. Përpara 2 muajve filluam dhe një shëtitje falas, me të cilën tregojmë artin rrugor të Sofjes. Sofja Graffiti Tour zhvillohet çdo të shtunë e të diel nga ora 15. Takimi është pranë statujës së Sofjes. Për 2 orë shikohen të gjitha llojet e grafiteve, si dhe krijime të artistëve të njohur bullgar.

Foto: sofiagraffititour.comNë vizitat turistike përfshihen tipa të ndryshme turistësh – studentë, milionerë, bile edhe pensionistë. Disa prej tyre deri në një shkallë të tillë e pëlqejnë qytetin, saqë tanimë jetojnë dhe punojnë këtu:

Kur startuam, përpara 5-6 vjetëve, përmes Sofjes kalonin kryesisht udhëtarë. Që prej 2-3 vjetëve filluan të vijnë më shumë familje dhe grupe të organizuara, të cilët vijnë posaçërisht që të shikojnë qytetin, dhe jo thjeshtë të kalojnë që këtu në rrugë për në Stamboll ose Beograd. Për këtë ndihmojnë dhe linjat e avionëve me një tarifë të ulët, ku nga muaji shtator vëmë re një vëllim të të ashtuquajturit vikend udhëtime. Sofja është një qytet, i cili akoma nuk është plotë me turistë, por ka një potencial të madh. Do t’i këshilloja njerëzit të vijnë dhe ta vizitojnë sot, përpara se të jetë mbushur me turistë komercialë.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна