Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Fjalimi i Presidentit Rumen Radev me rastin e Vitit të Ri 2019

Снимка: president.bg

Disa minuta para fillimit të Vitit të Ri 2019 Presidenti Rumen Radev u drejtoi fjalim të gjithë bullgarëve, të cilët janë në atdhe ose larg shtëpisë. Ai u uroi bashkatdhetarëve tanë për të mos i harruar të afërmit dhe miqtë, si dhe nevojtarët, të cilët përsëri do ta presin Vitin e Ri në varfëri. Presidenti theksoi se gjatë vitit të kaluar nuk është bërë mjaft, që të jetë viti 2019 më i lehtë. Përkundrazi, 2018-ta ishte një vit i skandaleve të korrupsionit, i erozionit të të drejtave demokratike dhe të institucioneve. Problemet shtyheshin, por nuk zgjidheshin. E ulëm kokën para mungesës së qëllimeve dhe reformave, ndërsa ligji dhe drejtësia po vazhdojnë të sprapsen para arbitraritetit. Presidenti supozoi se derisa gjatë natës së Vitit të Ri disa njerëz do të flisnin për të ardhmen e tyre, disa të tjerë do të komentonin planet e tyre për emigracion. Në tryezën festive të disa bullgarëve do të ketë një mik të paftuar – politika, por politika nuk bëhet në tryezë, ajo varet nga përpjekjet e miliona personaliteteve të ndërgjegjshme. Kreu i Shtetit shprehu bindjen e vet se populli bullgar mund të dalë nga çdo një krizë dhe rrugë qorre, në qoftë se e përballon egoizmin dhe frikën dhe i bashkon përpjekjet e veta në emrin e drejtësisë, superioritetit të ligjit dhe së ardhmes të mirë. Pikërisht ky është kuptimi i unitetit. Kjo është e ardhmja jonë si popull dhe shtet, shënoi në përfundim Presidenti Rumen Radev.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени