Eмисия новини
от 07.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Filmi për Kristo “Të ecësh mbi ujë” do të hapë Festivalin e filmit “Sofja film fest” në pranverë

Foto: siff.bg

Dokumentari “Të ecësh mbi ujë” i Andrej Paunovit, i cili hedh vështrim mbi kërkimet artistike dhe jetën e Kristos, do të hapë Edicionin e 23 të Festivalit prestigjioz “Sofja film fest”, i cili do të mbahen nga data 7 deri më 17 mars në kryeqytet.

Filmi “Të ecësh mbi ujë” është shfaqur për herë të parë në Festivalin e filmit në Lokarno dhe dokumenton realizimin e projektit madhështor “Molet lundruese”, të menduar që në vitet 70 nga Kristo dhe e shoqja Zhan-Klod. “Molet lundruese” u bënë aktiviteti më i frekuentuar në vitin 2016.

Kristo dhe Zhan-Klod janë autorë të shumë projekteve ambicioze artistike si “Paketimi i Pon Njof” (Paris, 1975-1985), “Paketimi i Rajhstagut” (Berlin, 1977-1995), “Gardhi vrapues” (Kaliforni, 1972-1976), “Portat” (Central park Nju Jork, 1979-2005), “Çadrat” (Japoni dhe Kaliforni, 1984-1991), “Mastaba Londineze” (2016-2018).

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени