Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Filluan transmetimet në bullgarisht në eterin e televizionit shqiptar

Снимка: BGNES

Më 28 janar për herë të parë në eterin e televizionit shqiptar u transmetuan lajme në gjuhën bullgare. Kështu u vu zyrtarisht fillimi i programit prej gjysmë ore për minoritetin bullgar në Shqipëri. Programi në gjuhën bullgare do të transmetohet çdo ditë nga ora 17.30 në programin RTSH2. Në transmetimet e para do të ketë vetëm lajme në bullgarisht, por së shpejti do të përgatiten edhe video të ndryshme për Bullgarinë, të siguruara nga Televizioni Kombëtar Bullgar /BNT/. Qëllimi është që në të ardhmen të transmetohen edhe materiale për jetën e pakicës bullgare në Shqipëri. Ambasada bullgare në Tiranë arriti marrëveshje me RTSH-në që në program të përfshihet moduli “Unë mësoj gjuhën bullgare” – një program i përbashkët i BNT-së dhe i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës të Bullgarisë. Kjo do t’i ndihmojë bashkatdhetarët tanë për të mësuar gjuhën bashkëkohore bullgare.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна