Zërin e saj të ngrohtë dhe të bukur e lidhim me interpretimet e shkëlqyera të këngëve “A je tulipan, apo je zymbyl”, “Vite, vite”, “Ka dalë hënëza”... të ruajtur në qindra incizime nuk pushon të emocionojë dhe të fitojë adhurues të rinj , pavarësisht se Verka Siderova prej kohe nuk është më në skenë. Më 26 prill këngëtarja e njohur bën 93 vjet-një moshë madhështore dhe hijerëndë të cilën ajo e mban me dinjitet. Kujtimi i saj dhe mendja janë të kthjellëta, ndjenja për humor-e paprekur. Vazhdon të jetë në një formë të mirë, kurse kënga po kështu është një pjesë nga jeta e saj, pavarësisht se mosha e thotë fjalën e vet.
"Çdo ditë diçka ndryshon dhe ti e di se drejt ku të çon kjo-tregon këngëtarja.Por, unë mundohem të ruaj forcën e frymës dhe vetë t’i krijoj vetes emocione të këndshme. Në qoftë se e ndiej veten të shtypur e të mërzitur, këndoj ndonjë këngë pak gazmore, bile nganjëherë nga ato “të kripurat” të cilat populli i quan “të ditës së hënë”. Thonë se kur plakesh, të mërzitet jeta, por fare nuk është kështu. Kurse mua jeta më ka dhënë shumë, i jam shumë mirënjohëse dhe falënderuese Zotit dhe prindërve të mi për këtë. Por, sikurse vjen momenti në të cilin duhet të kthesh çdo gjë, të cilën e ke marrë, derisa prej teje të mos të mbetet gjë. Lexoj shumë, librat janë shokët e mi. Gjithashtu zgjidh shumë fjalëkryq – për një “gjimnastikë” të trurit. Unë jam vetëm, por nuk ndihem e vetmuar. Jam e lumtur se kam lënë diçka për njerëzit. Në kohën e kaluar Filip Kutevi - krijuesi i Ansamblit Kombëtar Folklorik , i vlerësonte shumë këngët e mia, sepse i kam mësuar në atë kohë, në të cilën Dobruxha qe një pjesë nga Rumania. Ne bullgarët qemë si njëfarë kaste, i respektonim dhe i donim shumë këngët dhe traditat tona. Më vonë mësova se kemi ruajtur tradita, të cilat në rajonet e tjera janë humbur. Përveç këngëve, në krahinën time të lindjes unë mora dhe një arsim shumë të mirë. Kam përfunduar degën klasike të gjimnazit në qytetin Dobriç, mësova disa gjuhë, kurse njërin prej mësuesve të mi, i cili quhej Kuzmanov (shpresoj që këtë ta lexojnë trashëgimtarët e tij), do ta falënderoj gjatë gjithë jetës për qëndrimin e tij ndaj gjuhës, ndaj librit, gjë të cilën ai e edukoj tek unë. Kurse si këngëtare më formoi Filip Kutevi - ai na mësonte të zgjidhnim vetëm këngë të vlefshme, të futemi dhe të përfshihemi në thelbin e përmbajtjes së tekstit, të përjetojmë këngët. Me ansamblin udhëtonim vazhdimisht, realizonim koncerte të shumta dhe në Bullgari, por asnjëherë nuk kam refuzuar të ndihmoj këngëtarët e rinj, prindërit, të cilët duan që fëmijët e tyre të këndojnë. Shumë këngë nuk munda t’i incizoj, bile nuk i kam kënduar në skenë, por i mbaj mend, kujtesën e kam akoma të mirë. Disa këngë ia dhashë Dobrin Dobrevit (Koev) - një këngëtar i talentuar, të cilin e mësova të këndojë këngët “sipas tertipit tim”, siç thuhet. Zoti e ka dhuruar me një zë të mirë, por unë e ndihmova që ta formojë dhe e mësova që të mos të mundet pa këngën. I transmetova atë, të cilën unë e kam mësuar nga këngëtarët më të moshuar, më tepër nga Vëllkana Stojanova , të cilën e vë më lartë mes këngëtarëve. Galja Durmushlijska po kështu ka ardhur tek unë - dhe asaj i dhashë këngë. Një jetë nuk arrin që njeriu të mund të kryejë punën dhe misionin e tij në tokë. Shumë këngë mbetën të pakënduara, por të rinjtë vazhdojnë. Jam e lumtur se qesh pjesë nga brezi i artë i këngës popullore bullgare, i cili e bëri të njohur dhe të dashur tek ne dhe nëpër botë."
Verka Siderova kujtohet me një falënderim të madh për punën e vet në Radion Kombëtare Bullgare, ku është ndier si në shtëpinë e saj, duke punuar mbi incizimet e këngëve të saj solo. Tregon se tek ajo shpesh vijnë prindër dhe sjellin fëmijët e vet që t’i dëgjojë kurse ajo gjithmonë është shumë e përpiktë dhe e çiltër në vlerësimin e saj. Nuk e harrojnë dhe adhuruesit e saj. Përpara disa ditëve në shtëpinë e saj ka qenë për vizitë një ekip i televizionit dhe ka incizuar një film të shkurtër me pjesëmarrjen edhe të Dobrin Dobrevit dhe të Galina Durmushlijskës - një shkak për t’u kujtuar për dekoratat e shumta të cilat i ka marrë në jetën e saj, si dhe për momentet e pavlefshme të kaluara në skenë.
Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva