Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov përsëri dërgohet në gjyq

Rumen Ovçarov
Снимка: BGNES-arkiv

Ish-Ministri i Energjetikës Rumen Ovçarov dhe akoma dy veta përsëri do të ngrihen në gjyq për paaftësi të qëllimshme, që i ka shkaktuar dëme prej 12 mln eurosh minierës më të madhe në Bullgari për nxjerrje nëntokësore qymyrguresh “Mini Bobov Doll”. Aktakuza kundër të treve u parashtrua në Gjykatën e Specializuar Penale. Prokuroria parashtron aktakuzë për kazusin e njëjtë kundër Ovçarovit për herë të dytë, pasi herën e parë procesi u ndërpre nga gjykata e specializuar. Këtë herë akuza do të marrin edhe ish zëvendësja e Ovçarovit Anna Janeva dhe ish-drejtori ekzekutiv i “Mini Bobov Doll” Pllamen Stefanov, ndërsa dëmet në akuzë kanë ndryshuar nga 4.5 mln euro në 12 mln.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна