Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Legjenda e futbollit Hristo Stoiçkov është përsëri në qendër të vëmendjes me librin e tij biografik

Снимка: BGNES

Hristo Stoiçkov do ta paraqesë librin e tij biografik me një turne veror. Pesë qytete bullgare do ta mirëpresin legjendën e futbollit. Ai do të takohet me fansat e vet, që të prezantojë librin biografik “Hristo Stoiçkov. Historia”.

Pas premierës së suksesshme të biografisë së tij zyrtare në fund të vitit të kaluar, tani Stoiçkov do të vizitojë qytetet Petriç, Stara Zagora, Kavarna, Ruse dhe Panagjurishte.

Botuesit e librit kanë angazhuar kudo sallat dhe sheshet më të mëdha, ku mund të vijnë të gjithë që dëshirojnë të takohen me yllin bullgar të futbollit me famë botërore.

Futbollisti ynë i madh ka marrë dhe po vazhdon të marrë shumë ftesa për vizita jashtë shtetit dhe për takime me komunitetin bullgar në botë.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна