Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Shtëpia e Botevit nuk ka mbyllur dyer që nga shpallja e saj për muze përpara 75 vjetëve

Trashëgimia e lënë nga Botevi është aktuale dhe sot, thotë Asja Nikollova

Автор:

Në Ditën e Botevit dhe të të vrarëve për lirinë e Bullgarisë ju shpiem në shtëpinë e tij në qytetin Kallofer, i cili është kthyer në muze përpara 75 vjetëve.

"Historia e shtëpisë është interesante, kurse ajo është një pjesë nga kompleksi i muzeut, të shpallur monument të kulturës, tregoi përpara Radio Bullgarisë drejtoresha e muzeut Asja Nikollova. Studimet e bëra nga piktori prof. Harallampi Taçev saktësojnë se shtëpitë, në të cilat ka jetuar familja e Botevit janë dy", shton ajo: Hristo Botevi ka lindur në godinën e shkollës së vjetër, e cila është gjendur rreth kishës “Shën Mëria”. Anëtarët e komitetit mbi rivendosjen e shtëpisë së familjes së Botevit vendosin se vendi aty është jo shumë i përshtatshëm për ndërtimin e një muzeu. Prandaj vendosin të rinovohet shtëpia, në të cilën ai ka jetuar për një kohë më të gjatë dhe të cilën ai e ka quajtur “shtëpia ime”. Kjo është një shtëpi e trashëguar nga ana e nënës së revolucionarit Ivanka Stajkova Drjankova. Hapja e saj zyrtare si muze është më 2 qershor 1944 dhe që atëherë e deri më sot ajo nuk i ka mbyllur dyert e veta. Por, mjerisht shumë të pakta janë sendet e mbetura familjare. Në shtëpi janë të eksponuar çikriku, në të cilin gjyshja Ivanka ka tjerrë dhe një makinë qepëse, e cila i është dhuruar.


Në të ajo ka qepur “për njerëzit e huaj”, që të mund të mbajë familjen për shkak të sëmundjes së bashkëshortit të saj dhe vdekjes së tij pak më vonë. Sot, me ndihmën e materialeve etnografike është rikrijuar mjedisi familjar, në të cilin është rritur Botevi."

Më 2 qershor 1926, kur në qytetin Kallofer është shënuar 50 vjetori i vdekjes së poetit-revolucionar, është inauguruar i ashtuquajturi “Kopsht i Botevit”. Ai është krijuar në një vend me oborr, të dhuruar nga banuesit e qytetit për një kohë të përjetshme nga vëllai i Hristo Botevit, gjenerali Kirill Botev. Dëshira e gjeneralit ka qenë të mund të formohet një park i bukur, në të cilin të ngrihet një monument i vëllait të tij. Atëherë është e vendosur dhe pllaka e parë, jashtë kompleksit të tanishëm memorial, në të cilin janë shkruar data e lindjes dhe e vdekjes së poetit/ 6 janar 1848 - 2 qershor 1876/. Në këtë mënyrë vihet fillimi i ndërtimit të kompleksit të muzeve.

Shpirti liridashës, mbrojtja e flaktë e drejtësisë dhe vetëmohimi shënojnë jetën jo vetëm të Hristo Botevit, por dhe të vëllait të tij. Gjenerali Kirill Botev është pjesëmarrës në 3 luftëra – në atë Serbo-Bullgare dhe në të dyja Luftërat Ballkanike dhe e gjithë jeta e tij përpara dhe pas Çlirimit të Bullgarisë, i është kushtuar kauzës të mbrojë fisin dhe atdheun.

"Botevi mëson në qytetin Kallofer. Pas kësaj për një farë kohe është mësues në fshatin Goljamo Bellovo – tregon Asja Nikollova. Në periudhën, në të cilën bashkë me vëllanë tjetër të Botevit - Stefan dhe gjyshjen Ivanka emigrojnë në Rumani, Kirill Botev po kështu punon si mësues. Ai merr pjesë dhe në çetën e Hristo Botevit. Përpara betejës tek Milin Kamëk, Kirill Botev humbet bashkë me akoma dy pjesëtarë të tjerë të çetës dhe pikërisht kjo e shpëton , që të mos të marrë pjesë në betejën në të cilën vdes poeti. Pas kësaj bën provë të kthehet në Rumani, por është i kapur dhe i dënuar. Me qenë se gjatë asaj kohe konsiderohet akoma si i mitur, dënimi i tij është 15 vjet burgim i rreptë. Pas Çlirimit gjatë vitit 1878, Kirill regjistrohet në shkollën ushtarake dhe i përkushtohet karrierës ushtarake."

Personalitete të tilla, si Botevi dhe vëllai i tij, gjenerali Kirill Botev, janë një shembull frymëzimi për njerëzit e rinj sot. Dhe pavarësisht se shpesh e konsiderojmë lirinë si diçka e dhënë, është mirë ta vlerësojmë, si lirinë, ashtu dhe viktimat e paraardhësvetanë.

Liria jep mundësi, por dhe detyron shumë – thotë Asja Nikollova. Çdo një prej nesh duhet të dijë se deri ku përhapet liria dhe se që ku fillon lira pa kufij të caktuar, të cilën Botevi fare nuk e ka pëlqyer. Në qoftë se më shpesh e rilexojmë atë, të cilën ai na e ka lënë si trashëgimi në publicistikën e tij dhe në letra, aty do të zbulojmë kohën tonë të sotme”.

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: muzeibotev.com
Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна