Eмисия новини
от 15.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryetarja e Kuvendit u takua me komunitetin bullgar në Moskë

Снимка: BTA

Kryetarja e Kuvendit Popullor Cveta Karajançeva është për vizitë zyrtare në Rusi dhe u takua me përfaqësues të bashkësisë bullgare në Moskë. Para studentëve bullgarë dhe bashkatdhetarëve, të cilët punojnë në banka dhe kompani të mëdha shumëkombëshe Karajançeva tha se vizita e saj aktuale vjen nëntë vjet pas vizitës së fundit të një kryetari të parlamentit bullgar në Moskë dhe sot ajo është organizuar në lidhje me përvjetorin e 140-të të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike ndërmjet Rusisë dhe Bullgarisë. Ajo shtoi se kur bëhet fjalë për interesa kombëtare Kuvendi Popullor bullgar zakonisht përpiqet të mbajë qëndrim të përgjegjshëm në interes të shtetit dhe qytetarëve. Ajo u bëri thirrje bullgarëve të rinj që të mësojnë, të grumbullojnë përvojë dhe aftësi dhe të kthehen në Bullgari, ku ka nevojë për ta dhe për dijet e tyre.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени