Eмисия новини
от 12.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Serbia nuk pranon pozitën e kryeministrit bullgar për Kosovën

Снимка: BTA

Në Sarajevë në samitin e Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (PBEJ) kryeministri bullgar Bojko Borisov u takua me homologen e tij serbe Ana Bërnabiç. Të dy folën për tensionin verbal ndërmjet Beogradit dhe Sofjes. Borisovi deklaroi se është dashamirës ndaj Serbisë dhe nuk përzihet në punët e saj të brendshme. Arsyeja për këtë situatë moskuptimi është reagimi emocional i diplomatit të parë të Serbisë Ivica Daçiç pasi Borisovi tha se përfaqësuesi i ri i Bashkimit Evropian për politikën e jashtme spanjolli Josep Borrell nuk do të mbrojë politikën kombëtare të Madridit për Kosovën, por atë evropiane. Para ambasadores bullgare në Beograd Iva Kruleva Ministria e Punëve të Jashtme e Serbisë ka përsëritur se fjalët e Borisovit janë të papranueshme sepse janë të pasakta dhe prekin çështjen më të rëndësishme për secilin shtet – tërësia e tij territoriale.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна