Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Qeveria në Shkup mori vendim për historinë e përbashkët me Bullgarinë

4
Снимка: arkiv

Qeveria e Maqedonisë së Veriut mori vendim që vendi të kremtojë bashkë me Bullgarinë datat e rëndësishme historike të lidhura me Vëllezërit e Shenjtë Kirill dhe Metodij, Shën Kliment të Ohrit, Shën Naum dhe mbretin Samuill. Deri në fund të këtij viti komisioni i përbashkët bullgaro-maqedonas për çështjet e historisë dhe arsimit duhet t’i zgjidhë çështjet e përbashkëta historike të lidhura me Kryengritjen e Ilindenit dhe Goce Dellçevin, thuhet në njoftimin për mediat.

Shkupi përkrah propozimin e komisionit për shqyrtimin e materialit mësimor të lidhur me Mesjetën në librat shkollore bullgare për klasën e gjashtë dhe në ato maqedonase për klasën e shtatë deri në fundin e vitit 2019. Gjatë kremtimeve të përbashkëta duhet të shpjegohet e vërteta historike për historinë tonë të përbashkët dhe kjo të bëhet publikisht, bëri thirrje qeveria maqedonase.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Галерия

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени