Kampionët bullgarë të futbollit “Lludogorec” humbën ndeshjen kundër skuadrës hungareze “Ferencvarosi” me rezultat 1:2. Kjo ishte ndeshja e parë e bullgarëve në raundin e kualifikimeve të Ligës së Kampionëve. Sulmuesi polak Jakub Shvierçok shënoi gol për Lludogorec në minutën e 31-të, por në fillimin e gjysmës së dytë bullgarët i lejuan hungarezët të fitojnë epërsi. Pas kësaj pavarësisht se derin në fund të ndeshjes ishin skuadra më aktive, nuk arritën rezultat më të favorshëm.