Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Rumen Radev: Modernizimi i Forcave Ushtarako Ajrore të Bullgarisë nuk mund të jetë në llogari të interesave të bullgarëve

Rumen Radev
Снимка: Qendra e Shtypit pranë Presidentit

Në një deklaratë posaçërisht për mediat presidenti Rumen Radev  sqaroi motivet e veta për veton mbi Ligjin për ratifikimin e kontratës për blerjen e aeroplanëve F-16. Në të ai tha, se “blerja e gjuajtësve është një hap i shumëpritur dhe i domosdoshëm për modernizimin e Forcave Ushtarako Ajrore të Bullgarisë dhe për rritjen e aftësisë mbrojtëse të vendit. Mirëpo, ai nuk mund të bëhet në llogari të interesave të shtetasve bullgarë, dinjitetit dhe sovranitetit të Bullgarisë” tha presidenti. Ai vuri në dukje, se është i domosdoshëm një diskutim i ri në parlament, i cili të japë përgjigje të saktë se si janë të mbrojtur interesat bullgare përsa i përket çmimit të blerjes – 1.1 miliard euro pa Tatimin mbi Vlerën e Shtuar me 100 për qind paradhënie me afat të furnizimit të aeroplanëve jo më herët se sa 4-5 vitesh, shpenzime të fshehura dhe të pacaktuara, të cilat Bullgaria do të paguajë më vonë. Sot Komisioni parlamentar i mbrojtjes hodhi poshtë veton e presidentit mbi ratifikimin e kontratës për gjuajtësit amerikanë. Kundër vetos votuan deputetët e partisë GERB, të Lëvizjes për të Drejta dhe Liri dhe të VMRO-së.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна