Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Futboll: Bullgaria humbi ndeshjen kundër Anglisë me 0:6

| обновено на 15.10.19 в 14:31
Снимка: sportal.bg

Në stadiumin kombëtar “Vasill Levski” në Sofje kombëtarja e futbollit humbi nga Anglia ndeshjen e kualifikimeve për Euro 2020 me rezultatin dëshpërues 0:6. Humbja më e rëndë e bullgarëve si mikpritës ishte shoqëruar me dy ndërprerje të ndeshjes për shkak të brohoritjeve raciste të tifozëve bullgarë ndaj rivalëve. Në rast të ndërprerjes së tretë ndeshja do të përfundonte me humbje për mikpritësit.

Me rezultatin e tyre poshtërues bullgarët mbetën në vend të fundit në grup me 3 pika pas shtatë ndeshjeve. Në ndeshjen tjetër në grup Kosova mposhti Malin e Zi me 2:0 dhe kështu ndodhet vetëm një pikë pas të dytit në klasifikim – Çekia.

Kryeministri britanik Boris Johnson dënoi ashpër shfaqjet e racizmit të fansave bullgarë gjatë ndeshjes së djeshme midis Bullgarisë dhe Anglisë në Sofje. “Racizmi që dëgjuam dhe pamë dje ishte i neveritshëm dhe nuk ka vend në futboll dhe asgjëkund tjetër” – thuhet në deklaratën e zëdhënësit zyrtar të Johnson. Racizmi dhe diskriminimi duhet të hiqen nga futbolli një herë e përgjithmonë. E përkrahim kërkesën e Asociacionit të Futbollit për hetim të ngutshëm dhe sanksione të rënda. Do t’i shkruajmë UEFA-s me kërkesën që kjo të realizohet shpejt”, shtoi zëdhënësi i Boris Johnson.



Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени