Komisioni Evropian (KE) shpalli se Bullgaria i ka zbatuar të gjitha kushtet për ndërprerjen e monitorimit mbi respektimin e superioritetit të ligjit dhe luftimin e korrupsionit në vendin tonë që nga aderimi i tij në Bashkimin Evropian (BE) në vitin 2007. Duke pasur parasysh faktin se mekanizmi aplikohet nga vetë Komisioni mund të thuhet se monitorimi është i ndërprerë. Mirëpo, KE-ja saktësoi se do të presë miratimin e pozitës së tij nga Parlamenti Evropian (PE) dhe Këshilli i BE-së, ndërsa kjo do të thotë se në fakt monitorimi ende nuk është i ndërprerë. Mirëpo, madje pozita e KE-së të miratohet, Komisioni ka në plan të zëvendësojë mekanizmin e deritanishëm për bashkëpunim dhe kontroll ndaj Bullgarisë dhe Rumanisë me një tip të ri monitorim, i cili do të përfshijë përveç këtyre dy shteteve dhe Hungarinë dhe Poloninë. Në këtë situatë Monitorimi ndaj Bullgarisë që nga viti 2007 duhet të vazhdojë.
Lajmet e fundit nga Brukseli sa i përket kësaj çështjeje trajtohen në mënyra të ndryshme në Bullgari. Sipas Partisë së majtë Socialiste Bullgare (BSP) rekomandimi i KE-së për heqjen e mekanizmit të monitorimit nuk është shkas krenarie, ose gëzimi, sepse kjo nuk do të thotë se monitorimi përfundon. Eurodeputetët bullgarë nga Aleanca Progresive e Socialistëve dhe Demokratëve në PE dhanë vlerësime tepër kontradiktore. Sipas deputetes evropiane nga kuota e BSP-së Elena Jonçeva, mekanizmi për kontroll do të ndërpritet jo sepse ka kontribuuar për më shumë drejtësi dhe rend në Bullgari, por sepse nuk ka arritur të zbatojë këtë rol të saj. Nuk mendon kështu lideri i Partisë së Socialistëve Evropianë dhe deputet evropian nga BSP Sergej Stanishev. Sipas tij raporti i fundit i KE-së është një lajm i mirë dhe përputhet krejtësisht me pozitën e deputetëve evropianë nga Grupi i Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve në PE, e pikërisht se mekanizmi i monitorimit duhet të hiqet.
Duke rikujtuar se heqja e monitorimit ishte shpallur jo një herë personalisht nga kryetari i KE-së Jean-Claude Juncker, deputeti evropian nga “Evropa e Rinovuar” Ilhan Kyçyk komentoi se ky vendim deri në një shkallë të madhe është politik, por ka dhe kritere objektive, të cilatBullgaria i ka respektuar gjatë viteve dhe kjo është në favor të vendit tonë. Eurodeputetët në grupin e “Evropës së Rinovuar” deklaruan kategorikisht se nuk ka problem sa i përket heqjes së monitorimit për Bullgarinë, sepse në sfondin e disa vendeve të tjera ajo është një shtet normal.
Në reaksionin e parë sa i përket kësaj çështjeje Ministrja e Jashtme Ekaterina Zaharieva komentoi dje se vendimi formal për përfundimin e mekanizmit për kontroll në të vërtetë ende nuk është marrë, sepse do të priten qëndrimet e Këshillit të BE-së dhe ato të PE-së. Megjithatë, vuri në dukje Zaharieva, vendimi përfundimtar duhet të jetë i KE-së, ndërsa vlerësimet në raportin e fundit për Bullgarinë na japin arsye për të menduar se pavarësisht nga përbërja e Komisionit vendimi i marrë do të jetë për ndërprerjen e monitorimit. Sa për mekanizmin e ri të monitorimit, Ministrja e Jashtme shpalli sot se Bullgaria do të ngulë këmbë për aplikimin e një mekanizmi gjithëpërfshirës horizontal për monitorim të superioritetit të së drejtës dhe të të drejtave të njeriut, i cili të jetë valid për të gjitha 28 vendet anëtare të BE-së.
Zaharieva komentoi gjithashtu se çfarëdo që të jenë zhvillimet e mëtejshme, procesi i reformave në sistemet e drejtësisë dhe të rendit të brendshëm të Bullgarisë do të vazhdojë, pavarësisht nëse ka, apo jo mekanizëm për bashkëpunim dhe kontroll.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva