Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Kryeministri Borisov dhe ministrat shpallën se e kanë përkrahur personalisht fushatën për dhurimin e organeve

| обновено на 06.11.19 в 12:40
Снимка: arkiv

Në mbledhjen e rregullte javore të qeverisë Kryeministri Bojko Borisov shpalli se e ka përkrahur personalisht fushatën për dhurimin e organeve në Bullgari, e cila startoi dje. Duke theksuar se në Bullgari zhvillohen operacionet dhe transplantimet më moderne dhe se kemi kirurgë të shkëlqyeshëm, Borisov komentoi se është e papranueshme që dhurimi i organeve të mos zhvillohet për shkak të paragjykimeve, siç thonë disa njerëz. 1 151 veta në vend janë në pritje të transplantimit të organeve dhe shpresoj që edhe ju ta përkrahni këtë fushatë, bëri të ditur Kryeministri. Si shenjë përkrahjeje ndaj fushatës për transplantime, që zhvillohet me moton “Po! Për jetën!” ministrat që morën pjesë në mbledhjen e qeverisë gjithashtu plotësuan karta ku deklarojnë pëlqimin e tyre për t’u bërë donatorë.

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени