Drejtoresha e Fondit Monetar Ndërkombëtar /FMN/ – bullgarja Kristalina Georgieva, është në vendin e 15 në klasifikimin e sivjetshëm të revistës “Forbes” për 100 gratë me ndikim më të madh në botë. Në një klasifikim tjetër të “Forbes” për gratë me ndikim më të madh në politikë Kristalina Georgieva është në vend të pestë. Në vend të parë është kancelarja gjermane Angela Merkel. Kristalina Georgieva është ekonomiste bullgare. Para se ta zërë postin e drejtoreshës së FMN-së ajo ka qenë drejtoreshë ekzekutive e Bankës Botërore dhe zëvendëskryetare e Komisionit Evropian.