Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Prioritet për Bullgarinë është bujqësia biologjike

Ministrja Taneva në ekspozitën e sivjetshme "Java e Gjelbër 2020"
Снимка: BGNES

Në ekspozitën “Java e Gjelbër 2020” në Berlin Bullgaria thekson mbi produktet biologjike. Prodhuesit e certifikuar për këtë lloji bujqësie janë 6 mijë dhe ata janë kryesisht ndërmarrje të vogla dhe të mesme. “Ata janë prioritet për ne”, nënvizoi Ministrja e bujqësisë dhe ushqimeve Desisllava Taneva.

Për ta janë siguruar subvencione nga Bashkimi Evropian me vlerë 40 mln. euro. Sfidë për tërë botën janë veprimet agroteknike që përdoren në bujqësinë biologjike dhe të cilët nuk dëmtojnë mjedisin.

“Debati, të cilin po e zhvillojmë në Bullgari është se si të prodhojmë me metoda të tilla jo të dëmshme grurë dhe drithëra të tjera. Këto metoda do të na japin mundësi t’i mbrojmë tokat, ujërat dhe mjedisin në përgjithësi”, shtoi Taneva.

Ekipi i ministres ka si qëllim që deri në vitin 2021 t’i dërgojnë Komisionit Evropian propozime konkrete për arritjen e qëllimeve ekologjike.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна

Най-четени