Eмисия новини
от часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

“Sa spërkatje nga uji, kaq fëmijë në fis”

Në Ditën e Gjyshes Mami në fshatin Llozen

Автор:

Ashtu si shumë festa popullore dhe dita e gjyshes mami festohet më dy data-më 8 janar sipas stilit të ri dhe më 21 janar në bazë të stilit të vjetër. Sipas pikëpamjes tradicionale, ajo është e fundit nga triada e festave të quajtura bullgarisht Vodici (Dita e Pagëzimit të Zotit tonë Jesu Krisht 6 janar, Dita e Mbledhjes për Shën Joan Pagëzorin 7 janar dhe Dita e Gjyshes Mami) pra të gjitha këto tradita të lidhura me larjen rituale.

Në ndryshim nga dy festat e para, të cilat janë festa të mëdha dhe në kalendarin kishtar dhe në atë popullor, Dita e Gjyshes Mami është krejtësisht një festë pagane. Kureshtare është se kur Kisha Ortodokse Bullgare pranon Kalendarin Gregorian dhe festat kishtare s’postohen me 13 ditë, e njëjta gjë rastis dhe me Ditën e Gjyshes Mami. Në disa krahina fillojnë ta festojnë dhe në datën e re, por në shumë vende mbajnë për datën e vjetër. Mes tyre janë dhe gratë nga fshati Llozen. Fshati i cili është i vendosur në rrëzë të malit LLozenska 17 kilometra larg kryeqytetit, ku punojnë dhe jo pak nga banuesit e tij. Njerëzit këtu i ruajnë traditat e vjetra. E ruajnë dhe Festën e Gjyshes Mami, pavarësisht dhe me disa elemente të rinuara. Ritet sot i kryejnë në vatrën e kulturës, ku mblidhen nënat e reja, gratë e moshuara si dhe fëmijët.

Pjesëmarrëset bazë janë nga grupi folklorik, të drejtuar nga këngëtarja e njohur popullore nga Krahina Perëndimore e Bullgarisë e njohur si Shopllëk Snezhka Borisova. Ja se çfarë tregon ajo për Ditën e Gjyshes Mami në fshatin e vet të lindjes:

Kjo është një festë shumë e bukur, me të cilën tregohet respekt ndaj gjysheve-mami për punën e tyre, për faktin se ndihmojnë të fillojë një jetë e re. Qëkurse mbahet mend Dita e Gjyshes Mami festohet në Llozen gjithmonë në datën e vjetër. Si kudo, nënat e reja të cilat i kanë lindur fëmijët e vet gjatë vitit të fundit, i derdhin ujë gjyshes të laj duart dhe i dhurojnë peshqir dhe sapun. Kurse ajo nga ana e saj  u lidh fëmijëve një gjerdan në të cilin janë të kaluar me pe bonbone të kuqe, hudhër dhe ndonjë farë nishani, zakonisht ndonjë monedhë.


Më përpara, kur në Llozen kishte një shtëpi lindjeje  e ftonim maminë. Sot ftojmë mjeken e fëmijëve. Çdo një nuse ka përgatitur nga diçka – byrek, ëmbëlsira. Luajmë “Vallen e Gjyshes Mami”, këndojmë. Në valle kapen nuset e reja, gratë e moshuara, me të vërtetë bëhet një hare e madhe. Dhe sot në traditë marrin pjesë vetëm gra. Në qoftë se ndonjë burrë vendos që të bashkohet dhe të marrë pjesë, është i mirëseardhur, por dihet  se kjo është një festë grash.

Dikur gjyshja mami e Llozenit ka shëtitur nëpër shtëpitë, në të cilat ka ndihmuar gjatë lindjeve gjatë gjithë vitit, që të mund t’i lajë në mënyrë rituale fëmijët dhe t’u dhurojë gjerdanë shumëngjyrësh të cilët i ka punuar vet. Tani këto amulete për shëndet dhe fat bëhen në vatrën e kulturës. Vendosja e bonboneve dhe të hudhrës mbi një fije të bardhë me blu ose të bardhë me të kuqe është një traditë vendase. ( Në vendet e tjera gjyshet sjellin gjalpë dhe mjeltë, lesh, kurabije...) Në fshatin Llozen pasi ti derdhin ujë gjyshes që të laj duart, ajo merr në dorë një tufë me barbarozë, e zhyt në enën me ujë, spërkat mbi kokët e fëmijëve duke thënë: “Sa spërkatje nga uji , kaq fëmijë të lindin në fis!”

Snezhka Borisova kujton dhe shumë momente gazmore, të lidhura me Ditën e Gjyshes Mami në Ansamblin Folklorik Kombëtar “Filip Kutev”, nga i cili ajo qe një pjesë vite të tëra me radhë.

Kur punoja në Ansamblin “Filip Kutev”, kishte shfaqje “Dita e Gjyshes Mami” e cila tregonte sesi ka qenë tradita në krahinën folklorike të Trakisë. Aty një burrë mundohej të ndërhyjë në festë, por gratë fillonin ta tërheqin dhe ai në fund mbetej me veshjet e tij të brendshme. Tek ne në Llozen  nuk kam parë të dëbojnë meshkujt  ose ti tallin në ndonjë farë mënyre. Por, e di se dhe në vende të tjera ka ekzistuar një traditë e tillë.

Vet ditën e gjyshes e festonim dhe në ansambël bashkë me këngëtaret e tjera. Pata fatin  të punoj  me disa nga emrat e mëdhenj në përbërjen e parë të korit, të zgjedhur nga Filip Kutevi gjatë themelimit të tij. Disa prej tyre  tanimë kishin dalë në pension, për shembull unë qesh e emëruar në vendin e këngëtares Verka Siderova. Për të tregonin se ka qenë shumë aktive kur kanë festuar Ditën e Gjyshes Mami. Ajo ka bërë një shfaqje të vërtetë. Qe shumë interesante të dëgjoj kujtime nga e kaluara. Në kohën time këngëtaret në këtë ditë, të cilat kishin nipër , përgatisnin një tryezë dhe mblidheshim. Por përpara kësaj me të vërtetë kanë kryer ritet të cilat i përfshin zakoni. Këto gra, këngëtaret e para, e mbanin folklorin në zemrat e veta, mbanin traditat në shpirt, respektonin traditat e vendeve të tyre të lindjes. Jam e bindur se kjo është diçka e cila nuk mund të mësohet. Duhet vet të përjetosh traditën, të kalosh përmes saj, ta thyhesh përmes vetes së vet. Për mua është një lumturi e madhe se kam lindur në fshatin Llozen, ku traditat janë akoma të ruajtura. Unë jam rritur bashkë me to.  

Përgatiti në shqip: Nataniela Vasileva

Foto: arkiv personal

Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна