Shumica në Këshillin Kombëtar të Partisë Socialiste Bullgare (BSP) vendosi që zgjedhjet e drejtpërdrejta për kryetar të partisë të zhvillohen më 12 shtator, ndërsa balotazhi eventual – më 19 shtator. Disa ditë më vonë – më 26 dhe 27 shtator do të mbahet kongresi i 50 i partisë. Aktualisht lider është Kornelija Ninova – gruaja e parë në krye të socialistëve.
Këshilli Kombëtar shqyrtoi edhe idenë për krijimin e një komisioni të posaçëm në Parlament, i cili të hetojë lidhjet e pushtetarëve me afaristin Vasill Bozhkov, i cili fshihet në Dubai dhe kundër të cilit ka 18 akuza.