Këtë mëngjes protestuesit shpallën se kanë liruar vullnetarisht një prej udhëkryqeve kryesore të bllokuara prej tyre në Sofje – tek godina e Universitetit të Sofjes “Shën Klementi i Ohrit”. “E lirojmë udhëkryqin që të mund të udhëtojnë më lehtë bashkëqytetarët tanë. E zhvendosim këtë kamp para Këshillit të Ministrave, sepse presim që Bojko Borisov të marrë një vendim të rëndësishëm. Dua që ta inkurajojmë për të marrë vendimin e drejtë dhe ai është “dorëheqje”, deklaroi para BNR-së një pjesëmarrës në protestat antiqeveritare.
Dje në profilin e vet në Facebook Kryeministri Bojko Borisov publikoi një fotografi me nipërit e vet, ku shkroi: “Shtëpia është atje, ku ata buzëqeshin. Gjithmonë është mirë të flasësh me një fëmijë, vendimet më të mira vijnë nga ata!”
Dita e djeshme e 32 e protestave në Sofje mbaroi me një demonstratë me pishtarë në bulevardin kryesor “Carigradsko Shose”. Protestuesit shkruan me pishtarët e tyre “Dorëheqje”.