Eмисия новини
от 09.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Zëvendëskryeministri Karakaçanov për kampet e çadrave të protestuesve

Zëvendëskryeministri Krasimir Karakaçanov
Снимка: BGNES

“Njerëzit, të cilët protestuan mbrëmjen e parë ishin me maska, me shkopinj dhe mbanin me vete lëndë djegëse, duke qenë të gatshëm për t’i përdorur kundër policëve” – kështu komentoi Krasimir Karakaçanov – zëvendëskryeministër dhe partner në koalicionin me GERB, rimëkëmbjen e kampeve të çadrave në Sofje dhe pohimin e policisë për prova të bëra për dhunë dhe derdhje gjaku gjatë protestave. Ai deklaroi se protestuesit kanë qenë të qartë se do të ketë reaksion kundër veprimeve të tilla. Sipas fjalëve të tij policia ka vepruar mençur duke mos i sulmuar.

“Kjo nuk mund të durohet më. Nuk mundet që për shkak të disa organizatave joqeveritare, të cilat janë jashtë Parlamentit dhe duan të marrin pushtetin, të prishet një shtet i tërë” – tha gjithashtu zëvendëskryeministri. Sipas tij e gjithë kjo bëhet që të lejohen martesat midis njerëzve të të njëjtit seks dhe të krijohet një gender republikë.

Krasimir Karakaçanov ishte mysafir në festën e Forcave Ushtarake-Detare në Varna.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна