Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Bullgarë të suksesshëm në botë do të ndajnë përvojën e tyre në Kosher 2020

Снимка: arkiv

“Shko larg, mbetu afër” – me këtë moto do të zhvillohet edicioni i dytë i “Kosher” i organizuar nga “Tuk-Tam” – bashkësia më e madhe e bullgarëve me përvojë në botë. Aktiviteti do të zhvillohet më 17 shtator në Inter Ekspo Qendër në Sofje dhe online. Kështu në të do të mund të përfshihen bullgarë, të cilët jetojnë në Bullgari dhe në vende të ndryshme të botës.

Forumi jep mundësi për zhvillim profesional, krijimin e kontakteve të dobishme, marrjen e diturive dhe aftësive të reja, si dhe për akses tek bizneset dhe personalitete më të njohura dhe tek informacioni më aktual për jetën në Bullgari. Ligjëratat dhe punishtet e planifikuara do të tregojnë se si bullgarët mund të mbeten të lidhur me Bullgarinë dhe të kontribuojnë për zhvillimin e saj, madje të jenë larg saj.

Ndër lektorët e forumit do të jetë edhe drejtori i përgjithshëm i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) Andon Balltakov, i cili do të tregojë për rrugën e vet nga BNR-ja deri në CNN dhe anasjelltas.


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна