Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Pagimi konkurrent dhe potenciali për zhvillim në kompani i motivojnë bullgarët për t’u kthyer në atdhe

Foto: arkiv

Ka tendencë të barazimit të numrit të bullgarëve të rinj të diplomuar, të cilët mbeten për të punuar jashtë shtetit me numrin e atyre, të cilët vendosin të kërkojnë punë në Bullgari. Këtë e vënë re nëpërmjet punës së vet organizatorët e ekspozitës “Koshere për karrierë”, qëllimi i së cilës ishte për t’i ndihmuar bullgarët e kthyer nga jashtë në gjetjen e punës së dëshiruar te ne. Sipas të dhënave zyrtare afro 2 mln bullgarë banojnë jashtë. Shumë prej tyre duan të kthehen, por nuk ndihen të sigurt se do të kenë karrierë të suksesshme në atdhe. Pikërisht për këtë shkak organizata “Tuk-Tam” (“Këtu-Atje”), e cila e përgatiti ekspozitën në fjalë ka qëllim t’i lidhë bullgarët në botë në një bashkësi dhe t’i ndihmojë ata, të cilët dëshirojnë të jetojnë përsëri në atdhe. Platforma “Koshere për karrierë” lindi si një vazhdim i natyrshëm i forumit “Karrierë në Bullgari. Pse jo?”, e cila tashmë 12 vjet është ndërmjetëse në kontaktet mes bullgarëve, të cilët kanë mbaruar arsimin e vet jashtë dhe kanë punuar atje, dhe biznesit në Bullgari.

Gylsever Sali është kthyer para pak kohe në Bullgari pas një stazhi të suksesshëm njëvjeçar në kuadrin e specialitetit “E drejta e BE-së” në Holandë. Ajo vuri në dukje se standardi i jetesës i kolegëve të saj, që kanë mbetur për të punuar në Evropën Perëndimore me kualifikimin e njëjtë, është më i lartë në krahasim me atë të kolegëve në Bullgari. Megjithatë ajo ka marrë vendim për t’u kthyer, sepse beson se vendi ynë ofron perspektiva të mira për bullgarët e rinj dhe të arsimuar.

“Këtu menjëherë më bëri përshtypje mikpritja e mirë nga ana e kompanive, kur erdha nga Holanda në Sofje. Arsimi jashtë shtetit na jep mundësi më të mira për të gjetur punë – është kategorike Gylsever Sali. – Ai ka shumë përparësi për çdonjërin, pa rëndësi se çfarë ka mësuar. Mendoj se do të mund të punoj atë që dua, ndërsa unë nga ana e vet do të kontribuojë me përvojë dhe dituri. Një prej vështirësive më të mëdha, me të cilat hasen të rinjtë te ne është pikërisht gjetja e punës në përputhje me arsimin e tyre. Teknologjitë moderne zhvillohen shpejt, por tani për tani te ne madje është vështirë të gjesh universitet, i cili ofron specialitete me perspektivë, të cilat do të jenë shumë të kërkuara në të ardhmen. Ky është shkaku që të rinjtë të orientohen ndaj shteteve të tjera evropiane dhe SHBA-së. Mirëpo, më e rëndësishmja është që ata të vazhdojnë ta duan mëmëdheun edhe pas diplomimit të tyre atje. Të rinjtë e arsimuar dhe të motivuar janë ata, të cilët do të pasurojnë me përvojën dhe dituritë e tyre tregun bullgar të punës. Ne duhet të besojmë se gjithçka varet nga ne dhe nuk duhet të presim që ndonjë tjetër të kujdeset për të ardhmen tonë.”

Para njerëzve të arsimuar, të motivuar dhe aktivë në Bullgari tashmë hapet mundësia për marrjen e pagave si ato të kolegëve të tyre në vendet me ekonomi më të zhvilluara. “Kompanitë e mëdha multikombëtare hapin zyra të veta dhe ato nuk vijnë këtu për shkak të krahut të lirë të punës, por sepse e zgjerojnë veprimtarinë e tyre dhe disponojnë potencialin për të ofruar pozita që paguhen shumë mirë”, thotë Mirosllav Millkov, udhëheqës i një ekipi në një prej kompanive më të mëdha teknologjike, e cila emëron të rinj në Bullgari:

“Vetë ne shfaqim interes ndaj bullgarëve, të cilët kthehen nga jashtë, sepse e shohim fuqinë dhe përgatitjen e tyre, kur aplikojnë për punë te ne. Potencial më të madh për të gjetur punë shpejt kanë kandidatët, të cilët e dinë se çfarë kërkojnë dhe janë gati të mësohen dhe të zhvillohen, të cilët duan të punojnë në ekip dhe të zhvillohen në një kompani shumëfunksionale. Gjithnjë e më shumë takojmë të rinj të tillë të motivuar këtu. Shihet se që me regjistrimin në universitet, pa rëndësi nëse janë në Bullgari, ose jashtë, ata kanë zgjedhur me vëmendje specialitetin për të cilin kanë interes dhe duan të zhvillohen”.

Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

“Krishtlindjet bullgare” mblodhi 2.9 milionë leva (pothuajse 1.5 milionë euro) për fëmijët në nevojë për trajtim

Vazhdon edicioni i 22-të i "Krishtlindjeve bullgare" nën patronazhin e Presidentit të Republikës së Bullgarisë. Këtë vit, fushata është në mbështetje të fëmijëve me sëmundje dhe gjendje të rëndë kronike. Shuma e mbledhur pas shfaqjes bamirëse të mbajtur..

botuar më 24-12-26 10.24.PD

Magjia e Krishtlindjes - nga bekimi i lashtë deri te shfaqja e plakut të mirë në trojet tona

Në mëngjesin e Krishtlindjes tashmë kudo është përhapur lajmi më i gëzueshëm në Tokë se ka lindur i biri i Zotit, prandaj dita është e veçantë dhe duhet festuar me vëmendje të veçantë dhe me shumë rite festive. Pas natës së qetë dhe të shenjtë, kur..

botuar më 24-12-25 4.45.PD

Patriku Daniill: Me besim të gjallë, le t'i bëjmë zemrat tona grazhde, që në to të lindë Zoti i Mitur

Në prag të Lindjes së ndritur të Krishtit – Natën e Buzmit, Shenjtëria e Tij Patriku Bullgar Daniill dhe Mitropolit i Sofjes iu drejtua të gjithë fëmijëve të Kishës sonë Ortodokse.  “Në lutje të qeta, të mbledhur rreth vatrës së ngrohtë të shtëpisë,..

botuar më 24-12-24 6.05.MD