“Mafia është ajo e cila tani dëshiron të rrëzojë qeverinë. Bixhozi, kontrabanda, të gjithë janë në rrugën kundër neve. Kjo më jep arsye që të mos japim dorëheqje.” Këtë e tha kryeministri Bojko Borisov në një transmetim në rrjetet sociale realizuar gjatë inaugurimit të një qendre të re për fëmijë me sëmundje onkologjike në fshatin Opicevet.
Herën e radhës kryeministri theksoi, se protestuesit kërkojnë dorëheqjen e qeverisë pa propozuar ndonjë alternativë, pa pasur njerëz mjaftë të përgatitur të cilët të jenë në gjendje të qeverisin shtetin. Ai shtoi se qeveria vazhdon të punojë në mënyrë aktive.