Presidenti Rumen Radev tha se Bullgaria duhet të bjerë dakord për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë Veriore në Bashkimin Evropian, pasi njihen faktet objektive historike dhe "kur procesi i zhdukjes së gjuhës së urrejtjes dhe abuzimit me identitetin tonë kombëtar dhe sovranitetin bëhet i qëndrueshëm dhe i pakthyeshëm ", njoftoi reporterja jonë Mira Stefanova." Në rast të kundërt në vend që të integrojmë partnerë do të integrojmë probleme", theksoi Kreu i Shtetit.