Afaristi bullgar Vasill Bozhkov, kundër të cilit ka një sërë akuzash, njoftoi në Facebook se partia e tij “Vera bullgare” ka zhvilluar online mbledhjen e saj themeluese. Në të janë përfshirë 900 veta, ndërsa prania e çdo një prej tyre do të ripohohet me noterizimin e dokumenteve të votuara.
Në një fjalim drejtuar bashkëmendimtarëve të vet Bozhkov bëri thirrje “që t’i vihet fund udhëheqjes së juntës” dhe të “rithemelohet shteti social”.