Dita e Gjysheve Mami, e cila bie në 8 janar, është një nga festat e mëdha popullore kushtuar grave. Kjo ditë është pjesë e pandarë e triadës së festave të quajtura bullgarisht Vodici, bashkë me dy festat e tjera të cilat e paraprijnë – e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht e cila bie më 6 janar, e Joan Pararendësit dhe Pagëzor – më 7 janar. Të gjitha këto ditë janë të lidhura me ujin, me bekimin e ujit dhe me larjen rituale. Mirëpo, më 8 janar, në Ditën e Gjyshes lahen vetëm mamitë ose gratë e moshuara të cilat i ndihmojnë nuset në lindjen.
Si shumë festa të tjera popullore, Dita e Gjyshes Mami kremtohen në dy ditë - më 8 janar dhe më 21 janar sipas stilit të vjetër.Ndryshe nga dy festat e tjera, Dita e Pagëzimit të Zotit Jisu Krisht dhe Dita e Joan Pararendësit dhe Pagëzor, të cilat janë të regjistruara si në kalendarin kishtar, ashtu edhe në atë popullor, Dita e Gjyshes Mami ka prejardhje pagane. Për traditat e lidhura me Ditën e Gjyshes Mami mund të lexoni në botimin e Radio Bullgarisë “Dita e Gjyshes – rite popullore për nder të mamive”.