Eмисия новини
от 18.00 часа
Размер на шрифта
Българско национално радио © 2024 Всички права са запазени

Gjashtë filma reklamues për qytetin Ballçik “përgatisin“ turistët për verën e vitit 2021

Снимка: Facebook / qytetit Ballçik

Një nga qytetet tona më të bukura turistike në bregdetin verior të Detit të Zi tanimë po mendon sesi mund të tërheq më shumë miq gjatë verës së vitit 2021. Për këtë qëllim, administrata vendore ka përgatitur gjashtë video promovime kushtuara qytetit dhe kureshtjeve të tij natyrore dhe kulturore.

Në to do të shikojmë fotografi ajrore dhe nëndetëse të bregdetit, fushat me livandë rreth qytetit Ballçik, rezervatin  “Balltata” pyllin më verior e më të dendur në Evropë dhe pasurinë  e llojeve shtazore në fermën lokale të gjuetisë, njoftuan nga bashkia.

Një itinerar i posaçëm në video i është kushtuar “Pallatit” - ish rezidenca verore e mbretëreshës rumune Maria dhe kopshtin botanik me një koleksion unikal të kaktuseve.

Në videot reklamuese gjallërojnë po kështu dhe kalaja mesjetare e hershme nga antikiteti i vonë në qytetin Ballçik, si dhe fushat për golf rreth qytetit detar, sheshin e akullit në qytezën turistike aty pranë Kranevos, fushat për tenis në vendpushimin “Allbena” si dhe objekte të tjera sportive.  

Të gjashtë filmat do ta popullarizojnë qytetin Ballçik në online hapësirën në pritje të stinës së re verore. Tre të parat tanimë janë të vëna në rrjet.

Shikoni një prej tyre:


Новините на БНР – във Facebook, Instagram, Viber, YouTube и Telegram.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Горещи теми

Войната в Украйна